32” FHD Smart monitor M5
Dizajn i hollë dhe elegant për t'iu përshtatur çdo hapësire
Mbushni çdo hapësirë. Thellësia e monitorit tepër të hollë dhe mbajtësja metalike 2,5 mm përshtatet në mënyrë të përsosur me çdo konfigurim, duke minimizuar gjurmën e tavolinës dhe duke maksimizuar hapësirën e punës për kreativitet dhe komoditet. Dizajni i bardhë dhe i pastër pa kornizë ofron gjithashtu një stil elegant e të thjeshtë për të përmirësuar çdo mjedis të brendshëm.
Transmetoni argëtim të pafund
Aplikacionet Smart TV
Shikimi i pandërprerë u bë edhe më i lehtë. Hyni në një mori aplikacionesh argëtuese, të tilla si Netflix, YouTube dhe HBO, pa ndezur kompjuterin ose laptopin tuaj. Telekomanda dhe altoparlantët e integruar thjeshtojnë kohën tuaj të çlodhjes.
* Disponueshmëria e aplikacionit mund të ndryshojnë sipas vendit** Kërkohet abonim*** Specifikimet e telekomandës mund të ndryshojnë sipas vendit**** Sintonizuesi TV nuk përfshihet
- * DeX me valë mbështetet në pajisje të caktuara Galaxy, Note dhe Tab. (Më shumë detaje në faqen e pyetjeve të shpeshta: https://help.content.samsung.com/csweb/faq/searchFaq.do)** E kufizuar në aplikacionet e zgjedhura dhe mund të kërkojë blerje licence*** Përmbajtja në ekran është e simuluar për qëllime demonstrimi
Punoni dhe mësoni nga distanca
PC on ScreenPunoni pa ndërprerje nga kudo. Rritni produktivitetin tuaj me veçoritë e PC on Screen. Duke përdorur paketën Microsoft 365, shikoni dhe modifikoni dokumente dhe ruajini të gjitha në mënyrë të përshtatshme në re kompjuterike. Edhe kur jeni në shtëpi, Easy Connection ju lejon të punoni në distancë në kompjuterin e shkollës apo të zyrës.
* Për këtë veçori kërkohen cilësime të rrjetit Windows 10 Pro, Mac OS 10.5, ose më të lartë dhe të përputhshëm. ** Kërkohet llogari Microsoft për Microsoft Office 365** Përmbajtja në ekran është e simuluar për qëllime demonstrimi**** Veçoria "Akses në distancë" do të përditësohet në "PC on Screen" duke filluar nga korriku 2021Ndriçim optimal për çdo ambient
Adaptive PictureFigurë sensacionale, ditën apo natën. Drita përreth zbulohet nga një sensor për të rregulluar ndriçimin automatikisht me Adaptive Picture. Edhe në mes të ditës, shikoni drama të errëta, pa i lodhur sytë për të parë figurën.
Thjesht thoni "Play" për të luajtur
Asistent zëri
Monitori juaj dëgjon ato që i tregoni. Kaloni midis aplikacioneve, kontrolloni videot dhe më shumë përmes asistentit të zërit ose aplikacionit SmartThings.
Lidheni dhe shikoni
Auto Source Switch +
Nuk ka më ndërrime. Me Automatic Source Switch Plus, monitori juaj zbulon pajisjet e lidhura rishtas sapo t'i lidhni dhe shfaq sinjalin e duhur. Nuk ka më kërkime për hyrjen e duhur në menu.
Specifikimet
-
Rezolucioni 1,920 x 1,080
-
Raporti i pamjes 16:9
-
Koha e reagimit 8(GTG) ms
-
Shpejtësia e rifreskimit Maks 60Hz
Suporti
Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin
-
User Manual
- ver 2203310
- 58.72 MB
- 02/04/2022
ANGLISHT, BULLGARISHT, KROATISHT, ÇEKISHT, DANISHT, HOLANDISHT, ESTONISHT, FINLANDISHT, FRËNGJISHT, GJERMANISHT, GREQISHT, HUNGARISHT, ITALISHT, LETONISHT, LITUANISHT, NORVEGJISHT, POLONISHT, PORTUGALISHT (Evropiane), RUMANISHT, SERBISHT, SLLOVAKISHT, SLLOVENISHT, SPANJISHT, SUEDISHT, TURQISHT -
WEEE Guide
- ver 1.0
- 1.15 MB
- 19/02/2021
ANGLISHT, BULLGARISHT, KROATISHT, ÇEKISHT, DANISHT, HOLANDISHT, ESTONISHT, FINLANDISHT, FRËNGJISHT, GJERMANISHT, GREQISHT, HUNGARISHT, ITALISHT, LETONISHT, LITUANISHT, NORVEGJISHT, POLONISHT, PORTUGALISHT (Evropiane), RUMANISHT, SERBISHT, SLLOVAKISHT, SLLOVENISHT, SPANJISHT, SUEDISHT