FG87SUB Transformer mikrovalë e integruar 23ℓ
Gjithnjë me pamjen e shkëlqyer të re.
Zmalti Qeramik është gjëja më e mirë përveç kur dikush kujdeset për furrën në vendin tuaj. Për të filluar, është e qëndrueshme, ashtu si çdo elektroshtëpiake e mirë e kuzhinës duhet të jetë. Kështu që pavarësisht sesi e përdor familja juaj, nuk do të gërvishtet si çeliku inoks ose nuk do të plasaritet si plastika. Dhe gjithashtu është i lehtë për t’u pastruar. Gjithçka që ju nevojitet është një cohë e njomur për të pastruar të gjitha llojet e spërkatjeve. Përveç kësaj, muret janë të veshur me një material të përparuar që vepron si një agjent kundër bakterieve dhe deodorant. Gjë që është e mirë për ju sepse, ndërsa gjithë familja juaj do të dëshirojë t’a përdorë atë, ata jo gjithmonë ndihmojnë për t’a pastruar.
Shtypeni dhe kurseni
Kurseni deri në 40% energji në gjendje gatishmërie me butonin Eco. Thjesht shtypeni dhe nuk do të kurseni vetëm para në faturën e energjisë, por do të ruani edhe planetin.
Nga ngrirja në freski sa hap e mbyll sytë.
Shkrirja jo vetëm që na harxhon kohën, por është edhe e paparashikueshme. Shumë shpesh përfundoni me një ushqim që është i shkrirë në disa vende dhe i ngrirë në disa të tjera. Por veçoria Rapid Defrost e Samsung ju lejon t'i shkrini ushqimet me shpejtësi dhe në mënyrë të njëtrajtshme, duke i kthyer ushqimet në gjendjen e tyre përpara ngrirjes dhe duke u përgatitur kështu për një darkë të shijshme.
Menuja automatike mendon për ju.
Nuk keni kohë për të kaluar përmes një libri të gatimeve? Nuk mund t’a gjeni atë recetë? Shumë e madhe ose pak kohë për të krijuar? Atëherë lejoni menunë e furrës të Samsung që të porosisë diçka të shijshme për ju. Në vend që të merrni me mend kohën dhe temperaturat e gatimit, thjesht zgjidhni një menu dhe shtypni butonin për të filluar vaktin tuaj. Kur të dalë në mënyrë të përsosur dhe t’i lërë mbresë familjes dhe miqve tuaj, mos u shqetësoni, Menuja Automatike nuk do t’i thotë ndokujt. Do të jetë sekreti ynë i vogël.
Tre valë janë më mirë se një.
Te Samsung, ne jemi krenarë që e përmirësojmë çdo produkt që krijojmë me teknologji inovative. Sistemi ynë Triple Distribution bën të mundur që gjithçka, nga pica deri te qumështi i ngrohtë, të dalin të përgatitura në mënyrë përkryer dhe të shijshme çdo herë, falë tre pikave të shpërndarjes së mikrovalëve. Me furrat tona me mikrovalë, do të shijoni gatime të njëtrajtshme dhe të plota.
Bllokimi i sigurisë për fëmijët
Furrat e Samsung janë të pajisura me bllokues të veçantë sigurie për fëmijët për t'i mbajtur duart e tyre të vogla larg rreziqeve.
Specifikimet
Suporti
Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin
-
Manuali i përdorimit
- ver 0.4
- 48.67 MB
- 18/04/2018
ANGLISHT, SHQIP, BULLGARISHT, KROATISHT, MAQEDONISHT, RUMANISHT, SERBISHT, SLLOVENISHT -
Manuali i përdorimit (EU Environmental Regulatory)
- 0.15 MB
- 15/09/2015
ANGLISHT, SHQIP, BULLGARISHT, KROATISHT, MAQEDONISHT, RUMANISHT, SERBISHT
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme