Përmirësoni hapësirën me një vepër arti
Shfletoni veprat e artit që adhuroni
Biblioteka e veprave të artit për The Frame (më shumë se 2,600 vepra arti)
* Përshkrimet e veprave të artit janë të disponueshme vetëm në gjuhët e ofruara nga partnerët tanë për t›u siguruar që qëllimet e artistëve të transmetohen me saktësi.
Personalizoni një galeri arti personale dhe shfaqeni në shtëpi. Me më shumë se 2600 përzgjedhje nga artistët e famshëm botërorë dhe institucionet në Art Store, mund të gjeni lehtësisht veprat e duhura për të shfaqur stilin tuaj.
Kthejeni dhomën tuaj në një ekspozitë arti personale
Eksploroni falas një transmetim të kuruar arti
Transmetimet Art Store
Zhytuni në botën e artit dhe zbuloni vepra të reja të preferuara me anë të TV tuaj. Me anë të The Frame, ju keni akses në një koleksion të përditësuar rregullisht të veprave të artit të kuruara nga artistë dhe institucione kryesore.
Abonohuni për një anëtarësim në Art Store
Pyetjet të shpeshta
Si ta përdor Samsung Art Store?
Mund të aksesoni Samsung Art Store nga The Frame për sa kohë është i lidhur me rrjetin.
Samsung Art Store është një platformë që ju lejon të shfletoni dhe përzgjidhni veprat e artit për të shfaqur në The Frame. Mund të shijoni një transmetim të kuruar arti pa pagesë që përditësohet rregullisht. Ose mund të abonoheni për të aksesuar në të gjithë veprat e disponueshme të artit dhe të zgjidhni çfarë të shfaqni. Për të përdorur Samsung Art Store, duhet të pranoni Kushtet e përdorimit dhe Marrëveshjen e mbledhjes së informacioneve personale të Smart Hub, si edhe Kushtet e përdorimit të shërbimit Samsung Art Store.
Modaliteti i artit është një modalitet i veçantë ekrani për The Frame, ku shfaqet art kur fiket në vend të një ekrani bosh. Mundëson që TV juaj të ndërthuret bukur me dekorin e shtëpisë tuaj ndërkohë që nuk po përdoret.
Mund të ndizni The Frame dhe të shijoni shfaqjet tuaja të preferuara, lojërat dhe sportet si në çdo TV tjetër. Më pas kur e fikni, ekrani shndërrohet për të shfaqur vepra të bukura arti.
Shihni se si The Frame duket në shtëpinë tuaj. (https://www.samsung.com/al/lifestyle-tvs/the-frame/design/)
Shërbimi ""Transmetimet e veprave të artit"" në Samsung Art Store ofron një transmetim veprash arti pa pagesë për të shfaqur në The Frame. Shërbimi është i disponueshëm për këdo që ka The Frame, pavarësisht nëse janë apo jo të abonuar në Art Store.
Merrni një transmetim prej 20 veprash arti çdo muaj, të kuruar nga më shumë se 2600 vepra arti të disponueshme në Art Store. Çdo vepër arti shfaqet në ekran për 5 minuta para se të ndërrohet. Transmetimi përditësohet çdo muaj duke u bazuar në një temë të ndryshme, kështu që mund të zbuloni dhe shijoni gjithmonë art të ri.
* Disponueshmëria mund të variojë sipas vendit.
Funksioni 'Shfaq të gjitha' te The Frame vendos për t'u shfaqur të gjitha veprat tuaja të artit në një prezantim. Ndërron artin çdo minutë si parazgjedhje, por mund të ndryshoni kohën e ndërrimit te cilësimet tuaja. Kjo veçori është e disponueshme vetëm për abonentët e Samsung Art Store.
Po, mund të shfletoni veprat e disponueshme të artit në Samsung Art Store sipas kategorive të ndryshme, të cilat përfshijnë 'Popullore', 'Mjeshtrit', 'Kurimet', 'Partnerët', 'Tema', 'Mënyra', 'Ngjyra' dhe 'Artisti'. Thjesht rrëshqitni deri në pjesën e poshtme të ekranit kryesor të Art Store për të gjetur këto kategori.
Funksioni i kërkimit për të gjetur artistët në Samsung Art Store ndodhet në pjesën e poshtme djathtas të rreshtit 'Artisti'.
Nëse keni probleme ose pyetje rreth pagesave apo anëtarësimit, mjafton të plotësoni formularin e përgjithshëm të CS dhe dërgojeni me email në adresën që ndodhet në pjesën e poshtme të ekranit kryesor të Art Store. Ju lutemi të përfshini ID-në e Samsung Account dhe çdo informacion tjetër përkatës.
Mund të përdorni kuponin tuaj duke e regjistruar në Samsung Art Store në TV tuaj.
Nëse jeni tashmë abonent i Art Store, shkoni te 'Informacion për pagesën' në rreshtin My Art Store në ekranin kryesor të Art Store. Klikoni mbi 'Kode promocionale', vendosni kodin e kuponit dhe klikoni 'Përdor'. Pasi të shfaqet informacioni i kuponit në TV tuaj, klikoni 'Apliko' për të përdorur kuponin.
Nëse nuk keni ende një abonim në Art Store, shkoni te 'Anëtarësimi' në rreshtin My Art Store në ekranin kryesor të Art Store dhe zgjidhni një plan anëtarësimi. Vini re se për të përdorur një kupon, duhet të zgjidhni planin e anëtarësimit që përputhet me atë në kuponin tuaj (p.sh. nëse kuponi është për një plan mujor, duhet të regjistroheni për një plan mujor).
Më pas, skanoni QR code me pajisjen tuaj celulare, ose shkoni te www.samsungcheckout.com dhe vendosni kodin e autorizimit të shfaqur në TV tuaj. Në faqen e «Blerje në Samsung», do të shikoni planin e anëtarësimit që keni përzgjedhur. Regjistroni kartën tuaj të kreditit dhe klikoni 'Shto kupon' për të përdorur kuponin tuaj për pagesën. Në fund, vendosni kodin e kuponit tuaj dhe klikoni 'Paguaj tani'.
Kini parasysh se duhet të keni një anëtarësim në Art Store dhe një kartë krediti të regjistruar për të përdorur kuponët e Art Store.
Nëse fshini informacionin e kartës së kreditit para se të skadojë periudha e kuponit tuaj të regjistruar, kuponi nuk do të jetë më i vlefshëm.
Mund të instaloni aplikacionin Samsung Promotion duke e gjetur nën skedën 'Aplikacionet', rreshti 'Ofruar nga Samsung' në ekranin kryesor të Frame TV.
Nëse nuk e gjeni nën 'Aplikacionet', mund ta kërkoni duke shkruar 'Samsung Promotion' direkt në fushën e kërkimit.