Fotografia

Nata në një dritë të re:

Festojmë veçorinë Nightography të Samsung Galaxy S22 Ultra

Festojmë artin që vjen në jetë vetëm pas rënies së errësirës. Ne jemi në gjendje të kapim bukurinë e paarritshme falë veçorisë novatore Nightography të Galaxy S22 Ultra.

Shikoni qytetin teksa vjen në jetë ndërsa artisti Fat Cap Sprays performon në errësirë në rrugët e Londrës për shfaqjen "Nata në një dritë të re". Shikoni veprat e artit rrëzëllues të shkëlqejnë në errësirë, duke përdorur veçorinë fantastike Nightography të Galaxy S22 Ultra.

Nata në një dritë të re

Samsung Galaxy S22 Ultra dhe Fat Cap Sprays bëhen kreativë - pas rënies së errësirës.

Artet e rrugës shpesh shfaqen gjatë natës, çka do të thotë se ato krijohen pas rënies së errësirës. Por, ju mund të hidhni një sy në errësirë dhe të shikoni si arti i natës i Fat Cap Sprays zhvillohet nga një ide në një vepër të tërë në muret e Londrës Lindore. Krijimtaria e natës, nuk është dukur kurrë kaq mirë - vetëm falë veçorisë Nightography të Galaxy S22 Ultra.

Ndjekës në çdo skaj

Artisti i arteve në rrugë Fat Cap Sprays shkon te ndjekësit anë e mbanë, falë kamerës së Samsung Galaxy S22

Arti i rrugës ka qenë gjithmonë më shumë se sa thjeshtë grafiti. Muralet e paharrueshme dhe imazhet plotë ngjyra mund të përfaqësojnë nënkultura brenda komuniteteve. Me imazhet jashtëzakonisht të qarta nga kamera e Galaxy S22 Ultra, Fat Cap Sprays ndan ndikimet pozitive të artit të tij në çdo lagje rreth qytetit

Nga diçka kalimtare në diçka të përhershme

Galaxy S22 Ultra kap artin e natës në dritën e tij më të mirë

Arti i rrugës nuk është gjithmonë i përhershëm dhe nëse vizatohet mbi të, ai mund të humbasë përgjithmonë. Por, falë aftësive të kamerës së Galaxy S22 Ultra me ndriçim të ulët, ju mund të shkrepni ato pjesë që ju ngacmojnë imagjinatën dhe t'i ruani ato për gjithë jetën.

Imazhe që zgjatin përgjithmonë

Një rrugëtim në novacionin dixhital, e mundur vetëm falë Galaxy S22 Ultra.

Nga fotografimi i artit të rrugës gjatë natës deri te jeta në internet, Galaxy S22 Ultra bëhet bashkë me Fat Cap Sprays për forma të reja kreative. Teknologjia e avancuar në kamerat e Galaxy S22 Ultra bën të mundur që një pjesë arti kalimtar të ndahet dhe të ruhet në internet dhe në cilësinë më të mirë.

Të gjitha lejet dhe autorizimet e nevojshme u siguruan nga autoritetet përkatëse vendore në lidhje me kryerjen e këtyre filmimeve.

Read these stories next