Fotografia

Si të bëni
fotosesionin e përsosur të vjeshtës

Krijoni të gjitha llojet e portreteve të vjeshtës me këto këshilla të profesionistëve, të freskëta, që ia vlen të vendosen në kornizë, që mund të shpërndahen.

Këtë periudhë të vitit, gjethet mund të duken më të gjalla sesa mund t’i regjistrojë kamera juaj. Ndaj bashkëpunuam me fotografin Guillaume St. Amand (@guillaume.stamand) për të na dhënë këshilla sesi i përdor Galaxy S21 Ultra 5G të tijën për të realizuar poza mahnitëse të vjeshtës të vendlindjes së tij Laurentides, Quebec. Edhe nëse nuk keni një subjekt aq fotozhenik sa qeni i St. Amand, Bruce, pas zotërimit të këtyre trukeve, do të bëni fotosesionin e përsosur të vjeshtës çdo herë.

Mbani mend orën e artë

T’i thoni dikujt që të bëjë fotografi gjatë orës së artë është Fotografia 101, por ka një arsye të speciale se pse ora përpara perëndimit të diellit ose përpara lindjes së diellit është koha e përsosur për të bërë fotografi të vjeshtës. "Ora e artë është miku juaj më i mirë në vjeshtë," thotë St. Amand . "Gjethet duken shumëngjyrëshe dhe do të jetë me e kollajtë për të punuar me dritën." Pse? Gjthshka ka lidhje me përputhjen e paleteve. Kur gjethet e panjës, elmit dhe lisit që shushurisin rreth jush janë tashmë në nuanca të ndryshme të së artës, drita pranë perëndimit të diellit thellon ngjyrat e tyre në mënyrë të natyrshme—pa nevojën për filtra.

"Ora e artë është miku juaj më i mirë në vjeshtë."

Ruani vetëm pozat më të mira

Vjeshta mund të ndihet paqësore, por s’do të thotë se qëndron e qetë. Pavarësisht nëse janë gjethe që bien nga tendat apo një foto e një përleshje të furishme gjethesh në në zhvillim e sipër, veçoria Kapja e Videos me 8K në Galaxy S21 Ultra 5G tuaj është çelësi për të bërë një pozë të shkëlqyer të aktivitetit në vjeshtë. Për shembull, shikoni këtë fotografi të Bruce, qenushi çamarrok i St. Amand, që pëlqen vjeshtën duke vrapuar mes gjetheve. Duke regjistruar videon e qenit të tij me 8K, pastaj duke kërkuar përmes saj për të gjetur pozën e duhur, St. Amand ishte në gjendje të garantonte se poza përfundimtare ishte në fokus të përkryer... pavarësisht sesa çamarrok dhe plot ngazëllim mund të ketë qenë Bruce në atë moment.

Kapni portretin e përsosur të vjeshtës

Vjeshta është periudha më magjepsëse e vitit për të bërë një fotografi të dikujt që e doni. Por pavarësisht nëse jeni duke regjistruar një person të dashur apo një kafshë shtëpiake, ka disa gjëra që mund të bëni për t’i bërë portretet tuaj të vjeshtës më magjike. Së pari, bëhuni krijues me mënyrën sesi vendosni modelin tuaj përbri sfondit të natyrshëm të stinës. Për shembull, lërini që të shtrihen në një grumbull gjethesh ose vendosni një degë të përsosur gjethesh ndërmjet modelit tuaj dhe kamerës për të theksuar ngjyrat e veshjes së tyre. Dhe duke folur për veshjet, St. Amand sugjeron t’i mbani ato të thjeshta. "Për garderobën, gjithnjë preferoj diçka shumëngjyrëshe dhe të ndritshme në mënyrë që të ketë një kontrast të madh," thotë ai.

Bëni që fotografitë tuaja të bien në sy
Për të ndryshuar balancën e së bardhës, errësoni hijet ose rregulloni ngjyrat e pozave tuaja, përdorni regjimin Pro. Thjesht rrëshqisni tek "Më shumë" në aplikacionin Kamera dhe prekni butonin “Regjimi Pro”.

Jepuni ngjyrave një nxitje me erëzat e kungullit

Ndonjëherë, ngjyrat e pemëve që shihni përreth jush nuk duken aq të gjalla sa kur i shihni ato përmes lenteve të një kamere. Për këto momente, St. Amand rekomandon përdorimin e Regjimit Pro, që ju lejon që manualisht të rregulloni nivelet tuaja të ekspozimit si dhe balancën e së bardhës dhe ngopjen e fotografive tuaja për t’i bërë që me të vërtetë të bien në sy. "Unë përdor vetëm shkëlqimin, kontrastin, ngopjen dhe theksimet," shpjegon St. Amand . Vetëm jini delikat me to. Nëse nuk jeni ekspert, mendoni për rregullimin e këtyre cilësimeve si erëza e kungullit: pak bën shumë punë.

Nuk ka nevojë për shkopa të selfit

Më në fund, le të flasim për selfi. Selfit në vjeshtë janë të ndërlikuar, sepse nuk po përpiqeni të kapni vetëm fytyrën tuaj apo fytyrën e një personi të dashur, por gjithë bukurinë e natyrshme mahnitëse që ju rrethon. Ndaj St. Amand rekomandon përdorimin e regjimit Selfi i gjërë të Galaxy S21 Ultra 5G. Edhe kur bëni një selfi me largësi vetëm sa krahu, përsëri do të merrni një panoramë të plotë të të kuqeve, portokallive dhe të verdhave të ngrohta që mund të grumbullojë vjeshta. Në fund të fundit, bukuria e kësaj periudhe të vitit është kalimtare. A s’dëshironi ta mbani mend gjatë gjithë vitit?

4

Gati për të regjistruar ngjyrat?

Këtu janë pajisjet e përsosura për të regjistruar gjethet.

Një fotograf nga Quebec  Guillaume St. Amand Një fotograf nga Quebec  Guillaume St. Amand

JU PREZANTOJMË

Guillaume St. Amand

Fotograf nga Laurentides, Canada

Ikonë e Samsung Galaxy Ikonë e Samsung Galaxy

NDANI DHE EKSPLORONI

Është radha juaj

Ndiqni @SamsungwithGalaxy në Instagram për të gjetur frymëzim nga komuniteti ynë i krijuesve, pastaj shpërndani fotografitë tuaja krijuese #withGalaxy

Lexoni këta artikujt në vijim