FOTOGRAFIA

Sportet dimërore: si të bëni foto perfekte

Pavarësisht nëse jeni në ski, snowboard apo slitë, mbani çdo kërcim dhe rrëshqitje në kuadër dhe në fokus.

Një snowboarder duke rrëshqitur poshtë në malin me dëborë në një ditë me re, duke ngritur një shtëllungë të trashë të përsosur dëbore ndërsa anohet për t’u kthyer. Master it. Creator classes.

Në dimër, nuk ka asgjë më drithëruese sesa t’i ngjiteni shpateve. Por mes temperaturave nën zero, shkëlqimit verbues të dëborës dhe ritmit të rrezikshëm të lëvizjeve, regjistrimi i rrëshqitjes së përsosur në dëborë apo i videos së snowboarding mund të jetë ndonjëherë marifet më i vështirë sesa bërja e atij kërcimi me rrotullim të trefishtë.

Prandaj i kërkuam fotografit profesionist Mason Mashon (@mason_mashon) që të na çojë në stepat kanadeze dhe të na tregojë sesi e përdor Galaxy Z Fold3 5G për të përjetësuar aventurat e tij të sporteve të dimrit rreth Malit Whistler.

Mbani S Pen tuaj
Galaxy Z Fold3 5G Flip Cover vjen me një xhep mbrojtës të përsosur për të mbajtur S Pen pranë kur ju nevojitet.

Vetëm dy ski dhe një S Pen

Kur jeni në mjedis të jashtëm, nuk doni të hiqni dorezat e trasha të dëborës për të përdorur ekranin tuaj me prekje. Prandaj Mashon pëlqen mjaft S Pen Fold Edition për poza me dëborë. "S Pen është jashtëzakonisht i dobishëm për të kontrolluar funksionet manuale të kamerës kur është shumë ftohtë për të ekspozuar duart tuaja," thotë Mashon.

Një skiator në ajër pas bërjes së një kërcimi nga një humnerë, i rrethuar nga një re dëbore. Një skiator në ajër pas bërjes së një kërcimi nga një humnerë, i rrethuar nga një re dëbore.

Mos humbisni asnjëherë momentin kalimtar

Periudha për të regjistruar një kërcim të përsosur në një video të snowboarding është me milisekonda. Për të kursyer kohë kur ia vlen, Mashon përdor S Pen të tij për të tërhequr veçoritë e kamerës që ai përdor më shumë (si regjimin Pro Video, Super Steady dhe me Lëvizje të ngadaltë) në shiritin e veglave poshtë në aplikacionin e tij të Kamerës në mënyrë që të jenë vetëm një prekje larg. Dhe Mashon ka një këshillë tjetër profesionale për regjistrimin e atyre momenteve kalimtare në Galaxy Z Fold3 5G. Pasi të zgjidhni opsionin “Hapni kamerën shpejt" te Cilësimet e avancuara, mund të klikoni dy herë butonin e ndezjes për të hapur automatikisht kamerën me cilësimet e fundit të përdorura pa pasur nevojë të shkyçni më parë smartfonin.

Të lëmuara si akull

Nuk ka pse të tërhiqni një trekëmbësh përmes dëborës për të regjistruar një pozë të qëndrueshme. Thjesht hapni Galaxy Z Fold3 5G në Regjimin Flex dhe vendoseni atë në një shkëmb apo trung peme aty pranë për të bërë një pozë tjetër 1080°. Mashon madje ka një marifet të shkëlqyer për përdorimin e Regjimit Flex për të krijuar një efekt kinematografik në pozat tuaja: vendoseni Galaxy Z Fold3 5G në një snowboard për të krijuar një platformë të lëvizshme të improvizuar që mund ta rrëshqisni mbi dëborë ndërsa filmoni.

Një snowboarder rrëshqet në një mal me dëborë me maja të tjera me mjegull në largësi. Një snowboarder rrëshqet në një mal me dëborë me maja të tjera me mjegull në largësi.

Pakësoni tronditjen, ruani ngazëllimin

Nuk ka asgjë më ngazëllyese sesa rrëshqitja në një ‘diamant të zi’, por Mashon paralajmëron se nëse nuk jeni të kujdesshëm, çdo xhirim që bëni mund të dalë me shumë tronditje. Këtu mund të ndihmojnë veçoritë e Galaxy Z Fold3 5G të përfshira të stabilizimit të videos, duke bërë edhe rrëshqitjen më të furishme në dëborë pa tronditje. Dhe nëse keni nevojë për ndihmë shtesë për t’i mbajtur gjërat në kuadër, thjesht prekni imazhin e vogël të Super Steady për të bërë që xhirimi juaj të ndihet aq i lëmuar sa të shkëlqejë.

Nj\u00EB snowboarder me syze pasqyruese b\u00EBn nj\u00EB selfie nd\u00EBrsa nxiton n\u00EB nj\u00EB kod\u00EBr n\u00EB nj\u00EB dit\u00EB me d\u00EBbor\u00EB.
Nj\u00EB snowboarder n\u00EB nj\u00EB mal me d\u00EBbor\u00EB i filmuar nga posht\u00EB ndaj nj\u00EB qielli t\u00EB past\u00EBr blu, duke ngritur nj\u00EB val\u00EB t\u00EB d\u00EBbor\u00EBs.
4

Ngadalësoni gjithçka

Kur u pyet për veçorinë më të mirë të tij të Galaxy Z Fold3 5G për t’u përdorur në mal, Mashon ngazëllohet. Gjithshka ka të bëjë me Lëvizjen me Ngadalë, e cila i lejon të çmojë të gjitha hollësitë e një poze në lëvizjetë dimrit. "E preferuara ime ishte një video me lëvizje të ngadaltë e skiatorit Mark Abma, ku përdora një pemë si një element të planit të parë për të zbuluar veprimin duke përdorur një lëvizje të 'platformës së lëvizshme' të mbajtur me dorë," thotë ai. "Dëbora ishte në mënyrë të pabesueshme e thellë dhe Lëvizja e Ngadaltë më lejoi të rregjistroja të gjitha finesat e rrëshqitjes së një dëbore të tillë me cilësi të lartë."

Kthimi tek kabina

Çdo aventurë e dëborës në fund përfundon duke kujtuar emocionet e ditës, në mënyrë ideale në një kabinë me kakao të nxehtë. Pasi kaloi kohën në pyjet e largët të Whistler, Mashon u kthye për të bërë montazh të filmit që xhiroi në Galaxy Book Pro 360 e tij. “Padyshim është kompjuteri portativ më i gjithanshëm që kam përdorur ndonjëherë,” thotë Mashon, pjesërisht për shkak të mënyrës sesi mund ta përdorë në regjimin e tabletës me S Pen të përfshirë për të kalibruar nivelet e xhirimit të tij. “Është kaq intuitiv, një përvojë me të vërtetë praktike.”

Gati për të shkuar tek shpatet?

Merrni me vete pajisjet e duhura të dëborës.

Mason Mashon me mjekër me flokë të gjatë kafe dhe syze pasqyruese të dëborës Mason Mashon me mjekër me flokë të gjatë kafe dhe syze pasqyruese të dëborës

JU PREZANTOJMË

Mason Mashon

Fotografi kanadez i sporteve të aventurës

Ikonë e Samsung Galaxy Ikonë e Samsung Galaxy

NDANI DHE EKSPLORONI

Është radha juaj

Ndiqni @SamsungwithGalaxy në Instagram për të gjetur frymëzim nga komuniteti ynë i krijuesve, pastaj shpërndani fotografitë tuaja krijuese #withGalaxy

Lexoni këta artikujt në vijim