FOTOGRAFIA

Duajini portretet tuaja
(me të vërtetë)

Si të bëni që fotografitë tuaja romantike (ose çdo lloj
i fotografive të dashurisë) të bien në sy.

Një portret i çiftit të një burri me një grua në kurriz duke qeshur. Master it. Creator classes.

Pavarësisht nëse është dashuri romantike, dashuri mes miqve, dashuri për familjen ose dashuri për kafshët shtëpiake, nxjerrja në pah e dashurisë në fotografi mund të jetë e ndërlikuar. Shpesh është e vështirë të paraqitet ajo ndjenjë e dashurisë pa bërë që pozat tuaja të shkojnë në drejtimin e klisheve ose të ekzagjeruara. Prandaj kontaktuam fotografin me qëndrim në L.A. Tommy Lundberg (@tommylundberg) dhe i kërkuam të na tregojë këshillat e tij për regjistrimin e portreteve të dashura me krijuese, autentike dhe me pamje profesionale duke përdorur Galaxy Z Flip4.

Bëhuni gati përpara takimit tuaj të rëndësishëm

Ashtu si një mbrëmje me personin special, një fotosesion kërkon planifikim paraprak. Së pari, përcaktoni konceptin tuaj. Tommy dëshironte të regjistronte llojet e shumtë të dashurisë, duke filluar me dashurinë e një çifti për njëri-tjetrin, por gjithashtu për filma, shkretëtirën dhe macen e tyre pushatore, Gus. Pastaj, kaloni tek mjetet e nevojshme. Për këtë sesion, Tommy solli Galaxy Z Flip4 dhe disa objekte skene për të inskenuar një takim për të parë një film të portretit të çiftit. Në fund, përcaktoni listën tuaj të pozave dhe kur do të bëni pozat, nëse është ditën, natën, ora blu ose ora e artë (preferenca eTommy-t). Përcaktimi i të gjitha hollësive do ta bëjë shumë më të lehtë të përqafoni shmangie të paplanifikuara argëtuese dhe krijuese. Ashtu si takimi.

Regjistroni çaste autentike

Kur regjistroni një portret të dashurisë, Tommy thotë, “Dëshironi të regjistroni këto çaste kur njerëzit harrojnë se kamera është atje—prandaj veprojnë në mënyrën më të natyrshme.” Atij i pëlqen të bisedojë me subjektet e tij paraprakisht dhe të formojë një lidhje në mënyrë që të ndjehen në rehati që thjesht të jenë vetvetja. Regjistrimi i i atyre shprehjeve të natyrshme është i lehtë me Quick Shot në Galaxy Z Flip4, që ju lejon të bëni fotografi ndërsa e mbani telefonin të mbyllur. Tommy thotë, “Është një mënyrë e këndshme që të bëni disa poza të paplanifikuara pa ndërprerë dhe eliminuar atmosferën.”

“Dëshironi të regjistroni këto momente kur njerëzit harrojnë se kamera është atje—prandaj veprojnë në mënyrën më të natyrshme.”

– Tommy Lundberg, fotograf

FlexCam
Regjistroni të gjitha llojet e dashurisë nga këndvështrime që të lenë pa fjalë.

Shiheni dashurinë nga një kënd i ri

Ashtu si parterët përjetë në komedi romantike, disa herë marifeti më i mirë për fotografi të stilit profesional për ju ishte tamam aty gjatë gjithë kohës. Ai marifet? Regjistrimi i portreteve nga këndvështrime të reja, të papritura. FlexCam¹ në Galaxy Z Flip4 është e përsosur për këtë. Thjesht shpalosni telefonin, vendoseni në një sipërfaqe të lartë dhe drejtojeni për poshtë për të pasur një shikim nga qielli të, le të themi, një çift duke u përqafuar në divan. Ose vendoseni në dysheme, duke e drejtuar lart ndaj një miku me katër këmbë për një portret të kafshëve shtëpiake. (Do ta çmojnë sesa madhështorë duken.)

4
Kolazh i një çifti duke parë një film në shkretëtirë dhe një pamje e peizazhit të shkretëtirës.

Bëni një GIF të portretit të çiftit

Portreti me GIF të animuar është një mjet i garantuar për të tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale, veçanërisht për fotografi romantike. Për GIF e tij, Tommy bëri poza të çiftit duke parë një film që është aq ngazëllyes sa që i bën të kërcejnë dhe të derdhin kokoshkat e tyre. Ai përdori fije fleksibël për të bërë që të duket sikur kokoshkat ishin pezull në ajër. Pastaj, me veçorinë e pozave në grup të Galaxy Z Flip4, bëri fotografi të vazhdueshme, duke e lëvizur kamerën nga majtas djathtas rreth subjekteve të tij. Në fund, i ngjiti kuadrot së bashku në një app të vecantë² për të krijuar një portret plot energji GIF të çiftit në rehati.

UI aktual mund të jetë i ndryshëm.

Quick Share
Dashuria nënkupton bashkëndarjen e pozave pa mundim pa WiFi.

Personalizoni cilësimet për portrete të ndryshme dashurie

Çifteve që u pëlqejnë mjediset e jashtme në shtigje plot diell të ekskursioneve do të duhet të fotografohen shumë ndryshe nga ata që shkojnë në koncerte natën vonë. Sekreti? Të qenit në gjendje që të kontrolloni cilësimet tuaja dhe t’i përshtatni ato me vendndodhjen e preferuara të subjekteve të ndryshëm, pavarësisht sesa të shndritshme ose të errëta janë. Fatmirësisht, është e lehtë me Modalitetin eksperti të Galaxy Z Flip4, që ju lejon të rafinoni ISO-n tuaj, shpejtësinë e shkrepjes dhe më shumë. Kërkoni diçka më shumë rastësore në këtë moment? Modaliteti i Portretit ju jep filtra të cilësuar paraprakisht që zbukurojnë subjektet tuaj që në fillim.

  • Të gjitha fotografitë të regjistruara me Galaxy Z Flip4.
  • ¹FlexCam i referohet përvojës së kamerës duke përdorur regjimin Flex. Regjimi Flex lejohet të përdoret mbështetur në kënde ndërmjet 75° dhe 115°.
  • ²I disponueshëm për shkarkim ose blerje në Galaxy Store.

A mund të jetë kjo dashuri me shikimin e parë?

Regjistroni llojin tuaj të veçantë të dashurisë me Galaxy Z Flip4.

JU PREZANTOJMË

Tommy Lundberg

Fotografe dhe drejtore krijuese

Ikonë e Samsung Galaxy Ikonë e Samsung Galaxy

NDANI DHE EKSPLORONI

Është radha juaj

Ndiqni @SamsungwithGalaxy në Instagram për të gjetur frymëzim nga komuniteti ynë i krijuesve, pastaj shpërndani fotografitë tuaja krijuese #withGalaxy

Lexo këta artikuj në vijim