Këshilla

Mbani shënime si bos

Strategjitë e mbajtjes së shënimeve për të trajtuar listën tuaj të gjërave për t’u bërë.

Pavarësisht nëse i shkruani, i hiqni ose i fshini, kushdo ka nevojë të mbajë shënime. Nëse jeni duke kërkuar për një avantazh në sallën e takimeve ose thjesht keni nevojë për një ndryshim në sallën e leksioneve, kemi 4 strategji të mbajtjes së shënimeve për t’ju ndihmuar të kuptoni sesi të jeni më produktiv dhe me të mirë sesa shefi juaj.

1

Shkruajeni siç duhet herën e parë

Mund të dëshironi të kaloni një hap dhe t’i shtypni shënimet tuaja drejtpërdrejt në procesorin tuaj të preferuar të fjalëve, por mbajtja e shënimeve me dorë rrit fuqinë e kujtesës tuaj—dhe do të dëshironi të vini në punë sa më shumë nga truri juaj që të jetë e mundur. Plus, një stilolaps si Samsung Galaxy S Pen e bën të kollajtë të shkruani drejtpërdrejt në ekran dhe Note8 mund t’a shndërrojë të gjithë shkrimin tuaj me dorë në tekst më vonë.

2

Mos bëni vetëm dëgjim—dëgjoni aktivisht

Shumë mbajtës të shënimeve thjesht dëgjojnë pikat e folësit dhe i shkruajnë ato. Dëgjimi aktiv do të thotë kushtimi i vëmendjes ndaj asaj që po thotë folësi dhe sesi po e thonë atë. Në vend që të përsërisni fjalë për fjalë, përpiquni t’i perifrazoni pikat. Riformulimi i pikave të tyre do të thotë se i kuptoni ato aq sa për t’i thënë me fjalët tuaja.

Nga shkrimi me dorë në tekst
Përdorni Galaxy S Pen për të konvertuar kollaj shkrimin tuaj me dorë në tekst për email, tekst dhe më shumë.
3

Regjistroni krijimtarinë kur jeni në lëvizje

A keni kaluar tridhjetë minuta duke u munduar të kujtoni atë idenë e madhe që patët gjatë drekës që do t’a “mbanit mend plotësisht më vonë?” Shanset janë se mund të përfitoni nga patja e një mënyre të shpejtë për të regjistruar mendimet tuaja ndërsa jeni në lëvizje. Telefoni juaj mund të jetë një mënyrë e shkëlqyer për t’i kujtuar vetes shënime me zë ose për të shkruar dhe lënë shënime direkt në ekran.

4

Mbani shënim kohën tuaj të lirë

Kalimi pa pushim gjatë një dite të gjatë të detyrave mund të duket si mënyra më e mirë për t’i bërë të gjitha, por zbrazja dhe lodhja mendore do të bëjnë më shumë për t’ju ngadalësuar sesa do të bëjë një pushim. Është e rëndësishme të gjeni kohë për gjërat që ju pëlqejnë për të lejuar që mendja juaj të bëjë pushim dhe të rifreskohet. Dilni shëtitje, merrni një kafe ose thjesht ecni rreth e rrotull në zyrë—do të ktheheni dhe do të sulmoni listën e gjërave për t’u bërë edhe më fort.

Mjete për gjërat që duhen bërë

Shënimet më të mira fillojnë me mjetet e duhura, si Galaxy Note8.

Lexoni këto histori më pas