Jepini
produktivitetit tuaj
superkarikim me fuqinë e Galaxy dhe
mjetet e Microsoft
Si të qëndroni i organizuar dhe të realizoni punët që keni
Ne të gjithë kemi shkurtoret tona për të qëndruar të organizuar: filtra emaili me kode me ngjyra, një laps dhe një bllok shënimesh gjithmonë pranë ose madje edhe orë kuzhine që bie për të shënuar pushimet gjatë ditës.
Por pse të ndalojmë me kaq? Ka gjithmonë një mënyrë për të rritur edhe pak më shumë produktivitetin tonë. Vazhdoni për të parë disa mënyra se si mjetet e Microsoft, së bashku me inovacionet e Galaxy, mund të sjellin pak organizim dixhital në jetën tuaj të përditshme.
Mbani gjërat në monitorim
Kur uleni në një tavolinë apo bango gjithë ditën, është mjaft e lehtë që të mbani me vete një bllok dhe laps për të mbajtur shënim çdo detyrë që duhet bërë, por bëhet pak më e komplikuar kur jeni në lëvizje. Me një strategji inteligjente, mbajtja e shënimeve gjatë gjithë ditës mund të jetë e thjeshtë.
Përdoren stilusin S Pen në Galaxy Note20 ose në Tab S7 për të shënuar me shpejtësi një shënim të shpejtë për veten, më pas kthejeni në tekst të redaktueshëm në Samsung Notes për të pasur akses më vonë. Madje mund ta lidhni Samsung Notes me Microsoft OneNote, duke mundësuar një përvojë telefon-kompjuter pothuajse të pandërprerë që i dërgon automatikisht shënimet tuaja te OneNote në mënyrë që të mund t'i shikoni në kompjuter kur të doni.*
Gjithçka në kontroll
Mund të keni një koleg, puna e të cilit është të menaxhojë fluksin e punës së ekipit tuaj. Kur është nevoja që të rrihni idetë që ato të shqyrtohen, redaktohen ose prezantohen, duhet një pjesëtar i ekipit që të sigurohet se kalendarët janë të përditësuar dhe programet janë në vijë. Por, kur duhet të shkoni në një vizitë te mjeku, të lini qenin te veterineri, të merrni pazarin dhe të ndaloni për të parë si e keni mamin, ose kur kolegu i ekipit që është përgjegjës për programet është i sëmurë, duhet t'i bëni të gjitha vetë.
Mbajtja në monitorim e të gjitha gjërave që keni në kokë, është një prej mënyrave më të mira për të garantuar se nuk do të humbni një orar apo takim. Në ditët kur jeni super i zënë, sinkronizimi i aplikacionit Reminder në Galaxy me llogarinë e Microsoft bën që të shfaqen artikujt e To Do në Microsoft Teams, To Do dhe Outlook (dhe bën që përditësimet nga ato aplikacione të sinkronizohen gjithashtu përsëri në aplikacionin Reminder) prandaj keni akses në të njëjtën listë qoftë kur jeni në desktop apo celular.**
Mbani gjërat së bashku
Ndonjëherë, mund të doni të aksesoni me shpejtësi informacionin nga telefoni kur jeni në desktopin tuaj. Për të vazhduar fluksin e punës dhe për të qëndruar në zonë, përdorni Link to Windows në Galaxy. Ai lidh aplikacionin Your Phone në kompjuterin tuaj me Windows në mënyrë që të merrni me lehtësi një numër aplikacionesh për celular në desktopin tuaj ashtu siç ato do të shfaqeshin në telefonin tuaj.*** Mund të duket si ndryshim i vogël, por mund të ketë ndikim të madh në produktivitetin tuaj.
*Shërbimi në dispozicion në OneNote, OneNote për ueb dhe OneNote për Windows 10 dhe Outlook për ueb. Kërkohet lidhje me rrjetin ose me Wi-Fi. Të gjitha pajisjet duhet të jenë të identifikuara në të njëjtën llogari Samsung dhe Microsoft.
**Shërbimi në dispozicion në Microsoft To Do, Teams dhe Outlook për Windows 10 dhe për ueb. Kërkohet lidhje me rrjetin ose me Wi-Fi. Të gjitha pajisjet duhet të jenë të identifikuara në të njëjtën llogari Microsoft.
***Përdoruesit duhet të lidhin pajisjen e tyre Galaxy me kompjuterin Windows përmes Link to Windows në telefon dhe aplikacionin Your Phone në kompjuterin e tyre dhe të ndjekin hapat e konfigurimit, duke përfshirë identifikimin në të njëjtën llogari Microsoft. Link to Windows është i ngarkuar paraprakisht në pajisje të caktuara Galaxy. Your Phone kërkon përditësimin më të fundit të Windows 10 në kompjuter. Veçoria Apps kërkon pajisje Galaxy dhe duhet të jetë e ndezur dhe e lidhur me të njëjtin rrjet Wi-Fi. Disa aplikacione për celular mund të kufizojnë përmbajtjen që do të ndahet në ekranet e tjera ose mund të kërkojnë një ekran me prekje për të bashkëvepruar me to. Mund të nisen disa aplikacione Android deri në 5 njëkohësisht në Windows 10 PC.
Merrni mjetet dhe qëndroni në kontroll të gjithçkaje
Një jetë më produktive duket në horizont. Merrini këto pajisje të fuqishme Galaxy dhe shfrytëzoni fuqinë e produktivitetit të Microsoft tani.
Zbuloni mjetet e produktivitetit të Microsoft
Qëndroni i lidhur dhe i fokusuar me një suitë aplikacionesh produktiviteti që sinkronizohen nëpër telefon dhe PC.