Stërvitje më e zgjuar verore
Bëni që teknologjia të punojë për ju dhe qëllimet tuaja personale të stërvitjes.
Bëni më të shumtën nga ushtrimet tuaja me Gear Fit2
Tani që vera ka ardhur plotësisht, qëllimet tuaja të shëndetit mund të jenë përparësia juaj. Nëse dëshironi të shfrytëzoni në maksimum çdo minutë, dhe të siguroheni se koha juaj në palestër është më e mira për trupin tuaj, këtu janë disa këshilla sesi pajisjet tuaja mund të bëjnë që çdo stërvitje të ketë vlerë.
Përcaktoni synime me Gear Fit2
Gjithçka për bazën
Pavarësisht nëse jeni fillestar ose shkoni gjithmonë në palestër, mësoni nivelin e stërvitjes tuaj përpara sesa të përcaktoni synime. Përcaktimi i nivelit bazë do t’ju ndihmojë të përcaktoni synime realiste dhe të ulni rrezikun e dëmtimit. Përpiquni të regjistroni hapat tuaja për një ditë ose shihni sesa shpejt mund të vraponi një largësi të caktuar dhe vazhdoni nga kjo.
Ndiqni zemrën tuaj
Duke lënë mënjanë proverbat qesharake, regjistrimi i rrahjeve të zemrës tuaj mund të jetë një nga gjërat më të dobishme që bëni për veten tuaj. Rrahjet tuaja të zemrës janë shenja më e mirë e gjendjes tuaj fizike, kështu që dëgjojini me kujdes. Duke matur sasinë e përpjekjes që nevojitet për një grup të caktuar lëvizjesh, regjistrimi i rrahjeve të zemrës tuaj do t’ju ndihmojë të matni përmirësimet tuaja kardiovaskulare përmes udhëtimit tuaj të stërvitjes.
Gear Fit2 për të futur rezultatet tuaja
Mbani regjistrimin
Nuk mund të përmirësoni lëvizjet ose shpejtësinë nëse nuk regjistroni numrat tuaj. Ndërsa është e rëndësishme që të mbani një regjistër të përparimit tuaj me çdo lloj ushtrimi që bëni, pse t’i jepni vetes tuaj një gjë më shumë për të mbajtur mend? Aplikacione si Samsung Health bëjnë të gjithë punën për ju për të matur përmirësimet. Gjithçka që duhet të bëni është vendosni numrat.
Regjistroni synimet tuaja me Galaxy S9
Bëni që pajisjet tuaja të mbajnë peshën më të rëndë
Shikoni, bëtë pjesën më të vështirë, që ishte ardhja në klasë. Tani lejoni që pajisjet tuaja të bëjnë pjesën tjetër tani e tutje. Smartfonë dhe ora, si Samsung Gear Sport, do t’ju kujtojnë në mënyrë të leverdisshme kur të ecni rreth zyrës ose të shtyni veten më shumë në intervalin e fundit.
Dilni jashtë me Gear Fit2
Nëse gjithçka tjetër dështon, ikni nga palestra
Kjo duket sikur është e thjeshtë, por ende është e rëndësishme. Stërvitja në elementet e jashtme e trajnon trupin tuaj për t’iu përshtatur mjedisit, pavarësisht nëse është terren i thyer, erë ose temperaturë e ulët. Gjithashtu, studimet kanë treguar se stërvitja në mjedise të jashtme përmirëson ndjenjat e përgjithshme të rigjallërimit dhe rritjes së energjisë.