Këshilla

Si të përshtateni me botën e re hibride të punës dhe të qëndroni të arsyeshëm

Ndërsa kaloni midis punës në zyrë dhe punës në distancë, ja se si të arrini një ekuilibër të shëndetshëm punë-jetë për vitin e ri.

Edhe pse puna nga larg do të qëndrojë me ne, 2022 duket si viti ku me siguri më në fund do të kthehemi në zyrë. Prandaj, ndërsa fillojmë t’i kthehemi përsëri jetës në zyrë, si e mbajmë nën kontroll ekuilbrin punë-jetë duke ruajtur disa prej rehative të punës në shtëpi? Dhe si mund të bëjmë më të mirën (ose mbase edhe të shijojmë) e ditëve tona në zyrë? Këtu janë pesë nga këshillat tona të preferuara për t’iu përshtatur jetës në realitetin e ri hibrid të punës nga shtëpia.

1

Riformuloni atë që nuk ju pëlqeu lidhur me jetën e zyrës

Është e vërtetë se ka aspekte negative të kthimit në zyrë, por të gjithë e dimë se të qënit të mbërthyer në shtëpi 24/7, s’është aspak e këndshme. Shpenzoni disa momente për të menduar dhe etiketoni ankthet tuaja lidhur me kthimin, pastaj përpiquni t’i riformuloni ato. Nëse urrenit udhëtimin tuaj përpara epidemisë, ndoshta mendoni për të si “koha ime” për të parë të gjitha programet tuaja të preferuara në Galaxy Z Fold3 5G tuaj. Ose ndoshta një kthim tek takimet me prani fizike është një justifikim për të qënë më të guximshëm në stilin tuaj personal duke provuar një modë të re. Madje mund të mendoni për shkuarjen në zyrë si një mundësi për të provuar një restorant të ri për drekë çdo ditë. Pas dy vitesh, keni përvetësuar disa këshilla të punës nga shtëpia. Tani mund të zbatoni të njëjtat strategji për ta ndarë ditën duke punuar në zyrë.

2

Konsiderojeni ditën tuaj në zyrë si një moment social

Nëse ka diçka që ju mungonte plotësisht rreth zyrës, janë ndoshta kolegët tuaj dhe ndërveprimet spontane sociale që ndodhin kur shikoni njerëz çdo ditë. Ndaj kur shkoni në zyrë, trajtojeni atë si një justifikim për të mësuar se çfarë ka ndodhur me këta njerëz. Caktoni të paktën një takim me prani fizike çdo herë që jeni në zyrë dhe mos kini frikë ta bëni atë në një kafene apo gjatë drekës. Duke iu rikthyer këshillës tonë të parë, madje mund të takoheni në atë restorant të ri që i premtuat vetes që do ta provonit.

3

Shkëputuni përmes muzikës ose heshtjes

Pas kaq shumë muajsh në qetësinë relative të zyrës suaj në shtëpi, mund të shpërqendroheni nga zhurmat e të punuarit rreth njerezve të tjerë. Ndaj përqafoni teknologjinë dhe investoni në një palë kufje që eleminojnë zhurmën si Galaxy Buds2. Edhe nëse s’ju pëlqen të dëgjoni muzikë ose podkaste ndërsa punoni, veçoria e Active Noise Cancelling mund të aktivizohet për ta bërë edhe vendin e punës më të ngarkuar të ndjehet relativisht i qetë.

4

Krijoni zakonin e takimeve ‘ecni dhe bisedoni’

Pavarësisht se ku punoni, mos bini në zakonin e të ulurit në një tryezë gjithë ditën. Zakonet e të ulurit, në fund të fundit, mund të lidhen më vonë me të gjitha llojet e problemeve fizike dhe mendore. Përkundrazi, krekosuni dhe bëjini takimet tuaja më pak të lodhshme përmes një thirrje konferencë ndërsa ecni në park, pini kafe në një kafene të lagjes apo shëtisni rreth e qark bllokut. Madje mund ta kombinoni këtë këshillë me numrin 2 dhe të merrni një koleg me vete. Pavarësisht sesi i bëni takimet tuaja me ecje, mos harroni të përdorni Galaxy Watch4 tuaj për të numëruar hapat tuaj.

5

Krijoni një hapësirë të tretë të punës

Të punuarit hibrid s’është vetëm një zgjidhje mes shtëpisë dhe zyrës tuaj. Për të qënë me të vërtetë i suksesshëm si një punëtor hibrid, mundet—dhe duhet—të ndiheni rehat të punoni kudo. Prandaj gjeni një vend si një kafene me diell, një park me Wi-Fi, një oborr të pasëm me hije apo kudo gjetke që ju pëlqen të punoni dhe kaloni disa orë atje. Ose shkoni në drejtimin tjetër dhe kalojuani të tjerëve duke u bërë një eksplorues i metaversit-univers i simuluar dixhital. Me kaq shumë kompani që po punojnë fort tani për ta bërë zyrën në metavers fenomenin e madh të ardhshëm, provoni një prej produkteve të tyre ose madje bëni një takim në një avatar 3D të takimeve si Zepeto për t’u përgatitur për kufirin e ardhshëm të punës ndërsa i mbani gjërat të reja dhe argëtuese.

Gati për të kaluar në nivelin tjetër të jetës tuaj të punës hibride?

Këtu janë mjetet që ju duhet për ta bërë siç duhet.

Lexoni këta artikujt në vijim