Këshilla praktike të rëndësishme për zyrën tuaj në shtëpi
Një hapësirë pune e projektuar me inteligjencë brenda hapësirës suaj të punës.
Për të punuar nga shtëpia në mënyrë efikase, është e rëndësishme të mendoni se si të ruani përqendrimin gjatë periudhave të gjata kohore.
Dizajni i hapësirës së punës është një aspekt i rëndësishëm i zyrës e shtëpisë.
Këshillë për zyrën në shtëpi: dizajni i hapësirës së punës
Krijimi i një hapësire të mirë pune duhet menduar mirë. Nuk mund të jetë shumë i kufizuar, sepse duhet të siguroheni që keni dritë dielli të mjaftueshme për të punuar. Është mirë që ta poziciononi ekranin në një kënd 90° me dritaren, për të shmangur reflektimin e dritës duke mbrojtur sytë. Modelet e monitorëve si p.sh. Space monitor janë të përkryera për hapësirat e vogla.
Falë menteshës së rregullueshme, monitorin mund ta poziciononi sa lart apo ulët që të doni. Nëse jeni mësuar që të punoni me dy dokumente në dy monitorë, do të ishte ideal një monitor i harkuar me raport pamjeje 32:9. Ky raport ju lejon të mbani pamjen e plotë të dy dokumenteve njëkohësisht.
Një karrige pune e mirë me lartësi të rregullueshme është e rëndësishme për të ruajtur pozicionin e duhur dhe për të shmangur dhimbjen e qafës dhe të kurrizit.
Nëse keni një bufe të lartë në shtëpi, provoni ta vendosni laptopin tuaj atje herë pas here dhe të punoni duke qëndruar në këmbë.
Projektojeni hapësirën e punës me gjëra që ju motivojnë dhe kanë influencë pozitive te ju. Këto mund të jenë fotografi të fëmijëve tuaj, të të dashurës/të dashurit apo qenit/maces.
Është e rëndësishme që ta vini në rregull hapësirën e punës në fund të ditës që të mund të filloni me freski dhe rregullsi mëngjesin tjetër.
Këshillë për zyrën në shtëpi: minimizoni shpërqendrimet
Kur punoni nga shtëpia, është shumë e lehtë që të shpërqendroheni. Është e rëndësishme që t'i minimizoni këto sa më shumë të jetë e mundur. Kjo do të thotë se çdo gjë që nuk e ka vendin në tavolinë, duhet të hiqet.
Për të mos lejuar që zhurmat e jashtme të ndërhyjnë me fluksin tuaj të punës, nuk ka asgjë më të mirë se listat tuaja të preferuara të këngëve. Nuk ka rëndësi nëse preferoni të dëgjoni tekno apo këngë pop, gjëja kryesore është që muzika juaj t'ju mbajë të fokusuar. Për të arritur përqendrimin optimal nuk ju nevojiten kufje të mëdha. Kufjet Galaxy Buds dhe Galaxy Buds+ ofrojnë tingull të qartë dhe të fuqishëm. Dhe ato nuk sakrifikojnë një pjesë të madhe të hapësirës suaj të punës. Falë mikrofonit të integruar në kufjet e vogla brenda veshit, mund të bëni telefonata pa përdorur duart dhe të vazhdoni të mbani shënime të rëndësishme.
Këshillë për zyrën e shtëpisë: mbani orar pune fiks
Puna nga shtëpia është sfidë. Ose keni një milionë gjëra që duhen bërë njëkohësisht, ose gjeni një ritëm të mirë dhe koha ecën shpejt. Është shumë e lehtë që të harroni gjërat e rëndësishme. Koha me familjen, për veten tuaj dhe për të lëvizur është e rëndësishme për shëndetin mendor. Prandaj sigurohuni që të bëni shpesh pushim. Gjeni kohë për veten tuaj dhe sigurohuni që të keni periudha kohe fikse që janë ekskluzive për familjen tuaj ose të dashurit tuaj (duke përfshirë kafshët shtëpiake).
Orët smart të tilla si Galaxy Watch ose Galaxy Watch Active2 ju ndihmojnë të lëvizni rregullisht duke ju kujtuar kur është koha të shtriqeni ose të bëni ushtrime pas periudhave të gjata të mungesës së aktivitetit.
Këshilla për zyrën në shtëpi: mos rrini me pizhame
Strukturoni ditën tuaj. Krijoni rutina për veten tuaj dhe provoni të ndiqni të njëjtat rituale që do të bënit si të shkonit në punë. Sigurisht, një mëngjes i mirë është i rëndësishëm. Por duhet të bëheni gati njësoj si të shkonit në punë. Prandaj, mos rrini me pizhame dhe të paktën vishni një palë xhinse komode.
* Nëse po punoni me shënime post-it ose lista detyrash, ka një shumëllojshmëri asistentësh dixhitalë që ju ndihmojnë të keni një pamje të qartë të detyrave tuaja. Aplikacioni Bixby është një prej tyre.
Mbani kontaktet sociale. Video-konferencat janë ideale për të qëndruar në kontakt me të tjerët.
Këshillë për zyrën në shtëpi: bëni rregullisht pushim
Jo të gjithë janë mësuar të punojnë nga shtëpia. Për shumë njerëz, mungesa e kontaktit social me shokët dhe kolegët mund të jetë e vështirë. Kontakti i rregullt është i rëndësishëm, jo vetëm për t'u siguruar që projektet tuaja të ekzekutohen në kohë, por edhe për ruajtjen e normalitetit social. Prandaj sigurohuni që ta planifikoni këtë. Shkëmbeni idetë, ndani përvojat e punës nga shtëpia apo madje ndaloni për një kafe virtuale. Kolegët tuaj do t'ju jenë mirënjohës për këtë dhe do të jetë mirë për ju.