5 këshilla
të thjeshta për të kursyer kohën
Punoni në mënyrë më të zgjuar, jo më të vështirë për kohën e lirë që meritoni.
Me 24 orë në ditë dhe me një listë gjithnjë e në rritje të gjërave për t’u bërë, menaxhimi i efektshëm i kohës mund të jetë shpëtimi juaj. Por si mund t’i bëni të gjitha pa ju ikur truri? Këtu janë disa këshilla të thjeshta sesi të punoni me zgjuarsi që të mund të gjeni kohë për vetën tuaj.
Menaxhoni gjërat e vogla
Gjithmonë jini të vëmendshëm për mënyra se si mund t'i bëni detyrat tuaja më lehtë. Nga shenjimi i faqeve tuaja për t’i vizituar tek vendosja e rregullave në kutinë tuaj të mesazheve për të lejuar që Inteligjenca Artificiale të hapë aplikacionet tuaja të preferuara menjëherë në Galaxy S20 tuaj, ju mund të mposhtni kohë-ngrënësit duke reaguar me zgjuarsi.
Caktoni përparësitë e listës tuaj të gjërave për t’u bërë
Nëse lista juaj e gjërave për t’u bërë është e pafundme, një plan i vogël strategjik mund të rezultojë i dobishëm. A sinkronizohen ndonjë prej detyrave tuaja me njëra-tjetrën? A mund të bëhen disa në të njëjtën kohë? Çfarë duhet bërë absolutisht sot në krahasim me nesër? Caktimi i përparësive për detyrat tuaja do t'ju ndihmojë t'i mbaroni ato më me efikasitet. Shënojini kujtesat për veten tuaj duke përdorur S Pen në Galaxy Note10. Veçoria e eksportimit të tekstit e shndërron menjëherë shkrimin tuaj në tekst—që përkthehet në më shumë minuta të rikuperuara nga dita tuaj.
Caktoni afate kohore për të ndenjur në rrugën e duhur
Disa detyra nuk kanë një përfundim të caktuar, kështu që për detyra më abstrakte si “pastro dhomën e ndenjes,” përpiquni të caktoni një afat kohor duke përdorur Galaxy S20 tuaj. Keni nevojë të studjoni për atë provim ose prezantim? Vendosni zilen për sa kohë që dëshironi t’i përkushtoni asaj detyre. Pasi koha të ketë përfunduar, kaloni tek tjetra. Ky është gjithashtu një marifet i madh mendor për t’ju mbajtur të ndershëm dhe në detyrë.
Respektoni “kohën tuaj”
Tani është koha të caktoni pak kohë për VIP-in e vërtetë: veten tuaj. Planifikimi i kohës tuaj (dhe zbatimi i saj) është një hap i nevojshëm në kujdesi për vetveten dhe ndihmon në shmangien e lodhjes së mundshme. Filloni thjesht me ruajtjen e kohës në kalendarin tuaj për gjërat e vogla por personale, të tilla si një masazh fytyre në shtëpi ose fillimi i librit që keni lënë pas dore. Jepini vetes tuaj të njëjtën vëmendje që i kushtoni punës, detyrave dhe familjes tuaj.
Ruani rutinën, ruani mendjen e shëndoshë
Rutinat ndihmojnë t’i japin jetës tuaj më shumë kuptim dhe ekuilibër. Pavarësisht sesa krijues mund të jeni, truri juaj dëshiron pak strukturë. Prandaj besojini procesit dhe vazhdoni metodat që ndihmojnë të bëhet puna ndërsa kurseni pak kohë edhe për veten tuaj.