Këshilla

10 minuta për
Ndërgjegjshmërinë

Ushtrime të shpejta dhe të thjeshta të ndërgjegjësimit për t’ju mbajtur me këmbë në tokë.

Oraret e mbingarkuara të ditës së sotme mund të sjellin humbje kontrolli për këdo, ndaj dhe është e rëndësishme që të praktikohet vetë-kujdes çdo ditë. Këtu janë disa këshilla për ndërgjeshmëri të udhëzuar që do t’ju ndihmojnë të jeni më të relaksuar dhe të vetëdijshëm—dhe mund t’i bëni ato në 10 minuta ose më pak.

Samsung Health
Kaloni një sekond për të rifilluar frymëmarrjen tuaj me aplikacionin Samsung Health.
1

Gati, në vend, merrni frymë

Kur jemi të stresuar, kemi prirjen të mos përdorim sferën tonë të plotë të frymëmarrjes. Edhe pse jeni duke shkuar me 100 milje në minutë, kalimi i disa minutave duke bërë një ushtrim të frymëmarrjes mund t’ju ndihmojë t’ia dilni mbanë gjatë ditës duke ruajtur mendjen e shëndoshë. Provoni të vendosni kohëmatësin në Galaxy S20 tuaj, në mënyrë që të mos kontrolloni orën tuaj, të mbyllni sytë dhe thjesht të merrni frymë për 5 minuta, tri herë në ditë.

KËSHILLË
Pudingu me çia është i mbushur me proteina dhe kërkon vetëm 3 elementë përbërës. Bëjeni natën më përpara dhe zgjohuni me një mëngjes të shijshëm.
2

Bëni mëngjesin për veten

Të gatuarit mund të jetë një ushtrim i ndërgjeshmërisë dhe mëngjesi është një vakt i rëndësishëm. Mënyrë e mirë për të filluar ditën tuaj ndërkohë që ushqeheni për të përmbushur detyrat tuaja të përditshme. Vezët duan vetëm disa minuta për t’u rrahur dhe tërshëra natën pothuajse bëhet vetë, kështu që me të vërtetë nuk ka asnjë arsye për t’a filluar ditën të uritur.

3

Bëni një stërvitje të vogël (është më mirë se asgjë)

Edhe nëse keni ngecur brenda, nuk ka arsye për të mos u ushtruar. stërvitje e rregullta janë të shkëlqyera për mendjen dhe nuk ka pse të zgjasin një orë. Stërvitjet e vogla janë shpërthime të ushtrimeve prej 10 minutash që përfshijnë të gjithë trupin tuaj dhe rrisin ritmin tuaj të zemrës. Mund të kaloni 10 minuta për të bërë intervale prej 30 sekondash të kërcimit me litar ose squats dhe përsëri të rrisni endorfinën me ushtrime kardio.

4

Rifreskoni listën tuaj të këngëve

Mund të jemi krijesa të zakoneve kur bëhet fjalë për muzikën, por përjetimi i gjërave të reja mund t’ju ndihmojë të bëheni më të ndërgjeshëm. Shumica e faqeve në internet të shkarkimit rekomandojnë artistë bazuar mbi atë që keni dëgjuar së fundmi, kështu që është e lehtë të gjeni diçka të re. Për të përjetuar me të vërtetë tingullin, vendosni Galaxy Buds+ tuaja, mbyllni sytë dhe jini të vetëdijshëm.

Aplikacioni PENUP
PENUP është një komunitet që po lulëzon i artit pikërisht në smartfonin tuaj Galaxy.
5

Nxitni krijimtarinë

Ndërmjet punës dhe stërvitjes, është e lehtë të harrohet rëndësia e krijimtarisë. Çdo ditë, përpiquni të dedikoni 10 minuta për shkrimin, ngjyrosjen ose edhe vizatimin duke përdorur S Pen në Galaxy Note10 tuaj. Ato janë të shkëlqyera për të pakësuar stresin dhe për të përdorur trurin tuaj në një mënyrë të ndryshme.

Gjeni qetësinë tuaj

Ja disa mjete për t’ju ndihmuar në gjetjen e qetësisë së brendshme.

Lexoni këto histori më pas