Galaxy Buds Pro: realizuar
duke menduar për aksesueshmërinë digjitale
Të paturit e një stili jetesë me teknologjinë e avancuar është më e lehtë sesa kurrë me mundësinë e përdorimit të audios në Galaxy Buds Pro.
Nëse keni probleme të dëgjimit, e dini sesa e vështirë është të menaxhoni një jetë moderne të lidhur. Fatmirësisht, teknologjia e kufjeve ka bërë arritje të mëdha drejt lehtësimit të këtij problemi. Galaxy Buds Pro bën më shumë sesa ndihmon për të mbyllur jashtë botën kur dëgjoni këngët ose podkastet tuaj të preferuar. Me cilësimet e duhura, mund të dëgjoni më shumë nga bota jashtë, të rregulloni volumin sipas veshit individual e sipas frekuencës dhe të bëni edhe më shumë për të menaxhuar humbjen tuaj të dëgjimit.
Gjeni ekuilibrin tuaj individual
Humbja e dëgjimit mund të shkojë nga e vogël tek humbje e plotë e dëgjimit, mund të jetë e izoluar ndaj frekuencave të caktuara ose edhe të ndryshojë nga veshi në vesh. Ndërsa Galaxy Buds Pro nuk mund të zëvendësojë ndihmat e dëgjimit me recetë, mund të bëjnë mjaft për t’ju ndihmuar që të menaxhoni humbjen e dëgjimit, sido që të paraqitet për ju.
Tingulli i përshtatur analizon dëgjimin tuaj, pastaj rregullon kufjen e majtë dhe të djathtë në mënyrë të pavarur që t’u përshtaten nevojave tuaja të veçanta.¹ Mund të ndryshojë volumin e përgjithshëm ose edhe të përqëndrohet në frekuenca të caktuara, duke i ngritur ose ulur ato sipas nevojës, duke siguruar se përfundoni me nivelin e saktë të audios në të dyja anët.
Sillni brenda botën e jashtme
Jo vetem që Galaxy Buds Pro anullon tingujt nga mjedisi juaj me Anullimin aktiv të zhurmës—ato madje mund të amplifikojnë tingujt që specifikoni. Mikrofoni i Tingullit të ambientit regjistron tingull nga mjedisi rrethues, në mënyrë që të mund të ngrini ose ulni sipas dëshirës. Madje mund të rregulloni cilësimet e imta për të amplifikuar ose ulur tinguj të caktuar, si zëra të njerëzve ose zilet e dyerve. Një studim i fundit zbuloi² se Tingulli i ambientit në Galaxy Buds Pro mund të ndihmojë njerëzit me vështirësi të vogla deri në mesatare të dëgjimit që të kuptojnë më mirë fjalët e folura, duke çuar në përfshirje më të mirë në biseda.
Jetoni jetën tuaj me bateri që zgjat
Nuk ka rëndësi sesa e mirë është një palë kufje për mundësinë e përdorimit dixhital nëse u bie bateria në mes të një filmi ose një libri audio. Bateria është edhe më e rëndësishme kur jeni duke u mbështetur tek ato për biseda dhe që të dëgjoni botën rreth jush. Prandaj Galaxy Buds Pro janë prodhuar që të zgjasin, me deri në 5 orë kohë të përdorimit me një karikim të vetëm dhe 13 orë të tjera në kapak.
Kontrolloni tingullin me një prekje
Është e vështirë të reagoni ndaj ndryshimeve të papritura në mjedisin pranë jush pa nevojën për të nxjerrë telefonin tuaj kur Galaxy Buds Pro janë në veshët tuaj. Me komandimet me prekje, mund të ndaloni ose kapërceni muzikë dhe podkaste, të merrni dhe të përfundoni telefonata dhe të personalizoni prekjen-dhe-mbajtjen tuaj për të ndezuar Tingullin e ambientit në momentin që ju nevojitet.³
Thirrni Bixby kur keni nevojë për ndihmë
Mundësia e përdorimit të audios mund të funksionojë në dy mënyra—ekziston bërja e audios më e përdorshme për personat me vështirësi të dëgjimit dhe pastaj ekziston përdorimi i teknologjisë audio për të rritur mundësinë e përdorimit të përgjithshëm. Me një “Përshëndetje Bixby,” mund të ndizni Anullimin aktiv të zhurmës, të shkyçni hapësirën e prekjen në Galaxy Buds Pro tuaj ose të kontrolloni nivelin e baterisë tuaj.⁴
- ¹Tingulli i përshtatur është i disponueshëm në serinë Galaxy S , serinë Galaxy Note , serinë Galaxy Z.
- ²https://news.samsung.com/global/galaxy-buds-pro-effective-for-people-with-hearing-loss-study-reveals
- ³Veçoritë përfshirë Anullimin e zhurmës së ambientit dhe Tingulli i ambientit kërkojnë një lidhje Bluetooth me një pajisje të përputhshme. Cilësimet e përparuara si Nivelet e zhurmës së ambientit të disponueshme vetëm në pajisjet Android që përdorin Android 7.0 ose më të ri dhe 1.5GB RAM ose më shumë. Veçoritë e përparuara të lejueshme përmes aplikacionit Galaxy Wearable në Android, i disponueshëm përmes Google Play Store.
- ⁴Disponueshmëria e veçorive tëBixby-t dhe ofruesve të përmbajtjes mund të ndryshojë sipas vendit ose gjuhëve; Bixby njeh vetëm disa thekse ose dialekte të anglishtes (Mbretëria e Bashkuar), anglishtes (Shtetet e Bashkuara), frëngjishtes (Francë), gjermanishtes (Gjermani), italishtes (Itali), gjuhës koreane (Koreja e Jugut), kinezçe mandarin (Kinë), spanjisht (Spanjë) dhe portugalisht (Brazil). Galaxy Buds Pro duhet të jenë të lidhur me një pajisje Samsung Galaxy me një rrjet të të dhënave ose lidhje Wi-Fi për të përdorur plotësisht veçoritë e Bixby-t. Hyrja në Llogarinë Samsung kërkohet gjithashtu.