Marka

Samsung: Versioni i Parisit

Moda e lartë zbulon teknologjinë e lartë

Po bini në dashuri me sezonin e fundit të Emily in Paris nga Netflix Original? Edhe ne. Nga batutat e zgjuara dhe personalitetet e njohura parisiane e deri te fustanet e mrekullueshme të modës së lartë, kjo seri u ka dhënë admiruesve të saj kudo mundësinë e një vështrimi në botën e modës së lartë franceze, siç shfaqet nëpërmjet syve të një amerikaneje të sinqertë dhe, nëse mund të themi, pak naive.

Ky sezon vjen përsëri me pamje dhe vende edhe më fantastike, duke mos harruar disa nga pajisjet e teknologjisë dhe aksesorët më emblematikë të modës nga Samsung. Kështu që pavarësisht nëse keni zbuluar diçka që ju pëlqen dhe po e kërkoni apo thjesht dëshironi pak më shumë nga Emily in Paris në shtëpinë tuaj, ne i kemi ato që kërkoni.

Zbuloni pamjen

Nxirrni fotografi si Silvi

Të gjithë kemi brenda vetes një drejtoreshë të guximshme të modës parisiane dhe Galaxy Z Flip3 është mënyra e përsosur për ta zbuluar atë. I projektuar për të realizuar selfi emblematike pa përdorimin e duarve dhe i krijuar për të menaxhuar çdo detyrë në kalendarin e ngarkuar të Silvit, telefoni Z Flip3 është ai që e tërheq të gjithë vëmendjen.

Ruani freskinë me Bespoke Cube

Parisi me të drejtë është i mirënjohur për kozmetikën dhe verërat e tij të një niveli botëror, kështu që nuk është surprizë që frigoriferi i ri Bespoke Cube do të shfaqej po ashtu në sezonin e ri. Me një model të veçantë por përsëri të sofistikuar dhe i projektuar të ruajë temperatura precize, frigoriferi Cube është i përsosur për të ruajtur gjithçka, nga verërat e mira dhe ushqimet e shpejta e deri te artikujt kozmetikë që prishen shpejt.

Mos e humbni sezonin 2!

Nëse nuk i keni parë tashmë të gjitha episodet e sezonit të dytë të Emily in Paris, çfarë po prisni? Shikojeni atë në Netflix.com. Dhe nëse shikoni 3 episode dhe vendosni se duhet të përsosni fotografinë tuaj si Silvi, e dini se ku të na gjeni.

Lexoni këta artikuj në vijim