Tejkalimi i kufijve me teknologjinë e fundit të Stylus Pen
S Pen vazhdon një traditë të gjatë të inovacionit.
Teknologjia ka përparuar së tepërmi që nga telefoni i parë. Për t'iu përshtatur nevojave tona në ndryshim, janë krijuar pajisje përtej funksioneve të tyre tradicionale—një telefoni nuk është më vetëm për bërjen e telefonatave dhe një laps tani është më shumë se një laps dixhital.
Rishkrimi i së ardhmes
"Lindja e ekranit me prekje pritej ta nxirrte jashtë loje lapsin e pajisjeve. Fundja, përse të përdorni një mjet shtesë për të bërë diçka që mund t’a bëjë një gisht? Por shumë shpejt S Pen e flaku tej këtë logjikë.
Me kalimin e viteve kemi parë se si S Pen është zhvilluar përtej lapsit konvencional. Së bashku me Galaxy Z Fold3 5G, lapsi ka evoluar me kapacitete që përmirësojnë produktivitetin ndërsa ka zëvendësuar (dhe madje edhe përmirësuar) përvojat reale, si p.sh. mbajtjen e shënimeve kudo që të jeni. "
Varianti i fundit i lapsit është krijuar duke patur parasysh modelin e ri Galaxy Z Fold3 5G, duke i bërë S Pen Fold Edition dhe S Pen Pro lapsat e parë në botë me palosje për përdorim me telefonat.¹
Çlirimi i krijimtarisë
Ndërsa shprehja krijuese ka evoluar, po ashtu ka evoluar edhe mënyra si komunikojmë. Dhe S Pen ka ndjekur ritmin e kohës. Pajisur me një sërë llojesh lapsi për dizajn dhe nivele të ndryshme presioni dhe animi, mund të krijoni lirisht përmbajtje në ekran sipas dëshirës suaj.
Mesazhi Live
"Mesazhet e tekstit mund të jenë shumë më shumë se thjesht tekst,
falë mundësisë për të shtuar vizatime dhe GIF."
Montazhi i videos
"Prekja delikate e S Pen ofron kapacitete precize të montazhit të videos
që më parë mund të arriheshin vetëm përmes gishtave."
Më shumë hapësirë për produktivitet
S Pen nuk ka ndaluar në çuarjen e shprehjes krijuese drejt lartësive të reja—ka ndryshuar gjithashtu produktivitetin duke mundësuar kapacitete të reja, të përmirësuara me çdo variant të ri.
Duke filluar me qarkullimin e S Pen të parë, u prezantua dhe një nga shumë shkurtoret që na kursejnë kohë të çmuar: hapja e Samsung Notes App me thjesht dy prekje.
Dhe tani versioni i azhornuar me Bluetooth Low Energy i S Pen ofron liri dhe fleksibilitet të parivalizuar, duke u mundësuar përdoruesve të komandojnë një sërë gjestesh vetëm nëpërmjet lapsit.²
Tejkalimi dhe ripërcaktimi i kufijve
Frymëzuar nga ambicia jonë për inovacion për të ardhmen, S Pen ka pësuar një sërë përmirësimesh gjatë 10 viteve të fundit, duke e çuar atë nga një aksesor në një domosdoshmëri. Ky variant i fundit sjell funksione të reja dhe paraqet përvoja edhe më të mëdha për përdoruesit.
Precizion si i lapsit
"Me kalimin e kohës, fluiditeti i ""bojës"" së S Pen është
përmirësuar për një precizion më pranë realitetit
që është i përsosur për krijimin e veprave artistike mahnitëse."
Një mënyrë e re për të kryer shumë detyra njëherësh
"Mund ta shpini produktivitetin një shkallë më tej me
Galaxy Z Fold3 dhe S Pen Fold Edition duke
mbajtur shënime ndërsa jeni në një telefonatë me video.³"
Kompozimi i kapitullit të radhës
Shekulli i 21-të është përkufizuar nga ndryshimi dhe fleksibiliteti, ndaj na duhet që pajisjet tona të jenë po aq fleksibël sa ne. Nga shprehja krijuese e vetvetes deri te përmirësimi i produktivitetit, S Pen ka evoluar përtej kategorisë së tij për t'u shërbyer shumë qëllimeve. Ndërsa kapitulli i radhës është ende duke u shkruar, një përkushtim ndaj inovacionit konstant mund të sjellë veçse gjëra premtuese për të ardhmen.
- ¹S Pen Pro dhe S Pen Fold Edition shiten veç. Përdorni vetëm Samsung S Pen Pro ose S Pen Fold Edition të krijuar ekskluzivisht për Galaxy Z Fold3. Të gjithë lapsat S Pen ose të tjerë jo të krijuar Galaxy Z Fold3 (duke përfshirë dhe ato të prodhuesve të tjerë) mund të dëmtojnë ekranin. S Pen Fold Edition është i vetmi që përputhet me Galaxy Z Fold3.
- ²Air Actions (BLE) ofrohet vetëm në Galaxy Z Fold3, S21 Ultra, Note20/Ultra, Note10/+, Note10/+ 5G, Note10 Lite, Tab S7+, Tab S7, Tab S7 FE dhe Tab S6 që mbështet One UI 3.1 e lart. S Pen Pro kërkon karikim dhe çiftim për të përdorur Air Actions. S Pen Fold Edition nuk mbështet Air Action.
- ³Disa aplikacione mund të mos lejojnë Multi Active Window.