HW-Q800T 3.1.2ch Soundbar (2020)
key features
-
Mbështetje për kodek audio 3D
-
Q-Symphony
-
Tingull i vërtetë 3.1.2
-
Asistent zanor i integruar
Përshtatja e përkryer për QLED.
Samsung Soundbar HW-Q800T.
* Imazhet janë të simuluara dhe vetëm për qëllime ilustrimi. Specifikimet e paraqitjes, dizajnit dhe ndërfaqes grafike (GUI) që nuk ndikojnë në performancën e produktit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak.* TV shitet veç.* Vitet e aplikuara (2014-2019) ⓒ2020 Futuresource Consulting
Ekspertë në inovacionin e tingullit
Samsung Audio Lab
Testuar dhe sintonizuar në California Audio Lab, ku inxhinierët tanë të audios të klasit botëror aplikojnë teknikat e përparuara akustike dhe modelimin modern me kompjuter për t'ju dhënë tingull të balancuar në mënyrë të përkryer që mbush dhomën.
"Fokusi ynë fillon te veshët e dëgjuesit, më pas zgjerohet në mjedisin e dëgjimit – transmetuesit (nënvuferët dhe altot), amplifikatorët dhe përpunuesit e sinjalit dixhital (DSP)."
Tingull i përmirësuar nga çdo drejtim
Eksploroni thellësitë e tingullit me Dolby Atmos dhe DTS:X. Të dyja ju lejojnë secili të dëgjoni tingull të qartë ndërsa qarkullon rrotull dhe mbi ju, ashtu siç do të ndodhte në jetë reale.
Q Soundbar dhe televizori, harmonia e përkryer
Q-SymphonySoundbar Q800T sinkronizohet me televizorin Samsung, duke krijuar së bashku një tingull imersiv. Ai kombinon dhe përmirëson tingullin përmes altoparlantëve të soundbar-it si edhe altoparlantët e televizorit, duke ju dhënë një nivel të ri imersioni akustik që të përjetoni përmbajtjen si asnjëherë më
Ju zhyt brenda një tingulli tërheqës
Tingull i vërtetë 3.1.2.
Me 3 kanalet, 1 kanal nënvuferi dhe 2 kanale up-firing, ju merrni tinguj që lëvizin për argëtim shumë tërheqës. Një përshtatje e shkëlqyer për televizorin tuaj QLED, bëhuni një me filmin ndërsa rrethoheni nga një ambient i plotë audio me tingull të vërtetë 3.1.2ch përmes Samsung Acoustic Beam.
Gati të dëgjojë komandën tuaj
Asistent zanor i integruar (Disponueshmëria e veçorisë mund të variojë sipas rajonit. Kontrolloni përpara përdorimit.)
Kontrolloni me lehtësi muzikën tuaj, merrni informacione dhe menaxhoni ditën tuaj, pa përdorur duart. Nuk ju kujtohet titulli i këngës? Kërkojini Alexa-s të luajë diçka thjesht duke thënë disa rreshta të tekstit të këngës suaj. Pavarësisht llojit të muzikës që doni të dëgjoni, Q800T është gati t'ju dëgjojë.
* Disponueshmëria e këtij shërbimi mund të variojë sipas rajonit/shërbimit/ofruesit/gjuhës. * Ky shërbim nuk ndikon në performancën e produktit dhe është subjekt i ndryshimit pa njoftim paraprak.* Përvoja aktuale e përdoruesit mund të variojë.* Amazon, Alexa, dhe të gjitha logot e lidhura janë marka tregtare të Amazon.com, Inc. ose filialeve të e saj.
Dëgjoni më mirë. Luani më mirë
Game Mode Pro
Bëhuni gati për një përvojë të fuqishme dhe imersive loje me nënvuferët që përforcojnë skenën dhe altoparlantët up-firing që ofrojnë tingull të jashtëzakonshëm rrethues. Soundbar-i kalon automatikisht në Game Mode kur lidhet me televizorin tuaj Samsung në mënyrë që të mund të fokusoheni te loja dhe jo te konfigurimi.
* Vetëm televizorët e përputhshëm dhe konsolat e lojës (me Xbox One, PS4, Nintendo Switch)* Konsola e lojës shitet veç.* Pajisjet e përputhshme mund të variojnë.
Një përforcim i lidhjes së tingullit
HDMI eARC
Me HDMI eARC, ju mund të dëgjoni tingull cilësor, me cilësi lossless edhe kur lidheni me pajisjet e tjera përmes televizorit tuaj si lexuesit DVD ose konsolat e lojërave.
Më shumë tingull pa tela
I gatshëm për tingull rrethues me valë
Wireless Surround Kit* ju lejon ta zgjeroni lehtësisht soundbar-in në një sistem me tingull rrethues pa u ngatërruar me tela**. Së bashku me soundbar-in, ju mund të krijoni një sistem kanali për një përvojë të vërtetë tingulli rrethues.
* Samsung Wireless Rear Speaker Kit shitet veç. (Modeli i aksesorit: SWA-9000S). * Moduli me valë kërkon një kordon energjie që të funksionojë dhe kabllot e altoparlantit që të lidhen me altoparlantët e pasmë.
Tingull po aq i mirë sa edhe figura
Përvojë e pandërprerë me HDR 10+
Përjetoni sensacionin e tingullit në përmbajtjen HDR 10+ ashtu si duhet. Kur lidhni përmbajtje HDR 10+ me soundbar-in përmes pajisjeve të tjera, ju përfitoni audio me cilësi lossless dhe me nuanca, e cila i përshtatet figurës së detajuar.
* Dalja me cilësinë e figurës së HDR 10+ e disponueshme me hyrjen ekuivalente.* Përputhshmëria me të gjitha përmbajtjet HDR nuk është e garantuar.
Një botë me tinguj me një telekomandë të vetme
One Remote ControlNuk ju nevojiten disa telekomanda. Kontrolloni funksionet kyçe të soundbar-it si fuqia, volumi, dhe madje edhe efektet e tingullit me telekomandën e televizorit Samsung — direkt nga televizori juaj.
* Funksioni dhe dizajni i telekomandës mund të variojë sipas modelit të televizorit dhe rajonit.* E përputhshme me televizorë të caktuar Samsung. Kontrolloni specifikat e televizorit Samsung.Një aplikacion për dëgjim smart
Aplikacioni SmartThings
Çojeni jetesën tuaj të lidhur me internetin në një nivel më lart. Aplikacioni SmartThings ju lejon të shtoni altoparlantë në rrjetin tuaj, duke ju dhënë kontroll më të lartë mbi audion nëpër shtëpinë tuaj smart.
* Secila pajisje duhet të jetë e lidhur me Wi-Fi ose rrjet tjetër me valë.* Duhet të shkarkoni dhe instaloni aplikacionin SmartThings.* Për ndërveprim përmes SmartThings, të gjitha pajisjet duhet të regjistrohen me një llogari të vetme Samsung.* Funksionet e disponueshme mund të variojnë sipas rajonit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose pajisjes celulare, dhe i nënshtrohen ndryshimit pa dhënë njoftim.
* Secila pajisje duhet të jetë e lidhur me Wi-Fi ose rrjet tjetër me valë.* Duhet të shkarkoni dhe instaloni aplikacionin SmartThings.* Për ndërveprim përmes SmartThings, të gjitha pajisjet duhet të regjistrohen me një llogari të vetme Samsung.* Funksionet e disponueshme mund të variojnë sipas rajonit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose pajisjes celulare, dhe i nënshtrohen ndryshimit pa dhënë njoftim.
Shkarkoni aplikacionin SmartThings
* Ky funksion mbështetet me pajisje të kufizuara celulare Samsung.* Secila pajisje duhet të jetë e lidhur me Wi-Fi ose me një rrjet tjetër me valë.
Specifikimet
-
Fuqia totale 330W
-
Numri i kanalit 3.1.2
-
Lloji i nën-vuferit (Aktiv / Pasiv / Me valë, I integruar) Lidhja me valë aktive
-
Përmasat bruto (GjxLxTh): Një paketim 1162 x 573 x 272 mm
-
Pesha bruto (Një paketim) 16.5 kg
-
Konsumi i energjisë në gjendje gatishmërie (Kryesor) 0.45W
Suporti
Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin
-
Connection Guide
- ver 1.0
- 10.93 MB
- 16/02/2021
KOREANÇE, ANGLISHT, ARABISHT, BULLGARISHT, KINEZÇE, KROATISHT, ÇEKISHT, DANISHT, HOLANDISHT, ESTONISHT, PERSISHT, FINLANDISHT, FRËNGJISHT, GJERMANISHT, GREQISHT, HEBRAISHT, HUNGARISHT, INDONEZISHT, ITALISHT, KAZAKE, LETONISHT, LITUANISHT, NORVEGJISHT, POLONISHT, PORTUGALISHT (Brazil), RUMANISHT, RUSISHT, SERBISHT, SLLOVAKISHT, SLLOVENISHT, SPANJISHT, SUEDISHT, TAJLANDISHT, TURQISHT, UKRAINISHT, VIETNAMEZE -
Manuali i përdorimit
- ver 1.0
- 100.87 MB
- 18/06/2020
ANGLISHT, BULLGARISHT, KROATISHT, ÇEKISHT, ESTONISHT, FRËNGJISHT, GJERMANISHT, GREQISHT, HUNGARISHT, ITALISHT, LATINISHT, LITUANISHT, POLONISHT, RUMANISHT, SERBISHT, SLLOVAKISHT, SLLOVENISHT
{{family.currentModel.displayName}}
{{family.currentModel.modelCode}}
Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price before: {{model.prices.priceDisplay}}
-
{{summary.title}}
-
{{summary.title}}
Krahasoni modelet
Krahasoni me sende të ngjashme