Samsung Cloud
Një hapësirë e sigurt për TË dhënat tuaja
Pajisjet tuaja janë plot me kujtime që nuk do të donit t’i humbnit. Mbajini në vend të sigurt fotot e pushimeve, regjistrimet e koncerteve, dokumentet e rëndësishme të punës, e të tjera. Samsung Cloud e thjeshton menaxhimin e skedarëve në mënyrë që të keni akses me lehtësi, të arkivoni dhe të rivendosni të dhënat nga telefoni ose tableta.
Mënyra e lehtë për t’u kthyer te “mënyra juaj”
Mbajini gjërat siç i doni. Edhe nëse e përditësoni ose e rivendosni telefonin, kthehuni menjëherë te rehatia e shtëpisë suaj. Samsung Cloud i mban cilësimet, faqosjet, dhe aplikacionet siç i kujtonit ju dhe rivendos në mënyrë të thjeshtë të gjitha të dhënat tuaja në të gjitha pajisjet Samsung.
Samsung Cloud dhe OneDrive së bashku
Sinkronizimi i galerisë së Samsung Cloud vjen te ti në bashkëpunim me Microsoft OneDrive. Lidhni llogaritë tuaja Samsung dhe Microsoft dhe gëzoni të gjitha funksionet dhe dobitë e shërbimit Microsoft OneDrive.
* Informacione të mëtejshme janë të disponueshme në faqen FAQ
Filloni sinkronizimin e galerisë me Microsoft
OneDrive
Thjesht hapni Samsung Cloud ose aplikacionin
Galeria për të filluar integrimin e shërbimit.
Të dhënat e galerisë suaj mund të aksesohen në
aplikacionin Microsoft OneDrive, nga cilado
pajisje që është pranë. Gjithashtu mund të
aksesohen nga aplikacioni juaj Samsung Cloud.
- * Ky funksion mund të mos lejohet të përdoret, në varësi të specifikimit të modelit.
- * Ky funksion mund të mos jetë i disponueshëm në varësi të vendit apo të operatorit celular.
Fillimi është i thjeshtë
Personalizo çfarë dëshiron të ruash në "Samsung Cloud", çfarë dëshiron të rezervosh, si dhe çfarë të rikthesh nga rezervimi nëse nevojitet.
Shko te menyja "Cilësimet" në pajisjen "Samsung" për të filluar.
* Hapja e "Samsung Cloud" dhe ofrimi i funksioneve mund të ndryshojë në varësi të pajisjes, sistemit operativ dhe/ose shtetit.
Cilësimet e "Samsung Cloud"
Rezervim & Rikthim, Sinkronizim
Arkivim i përkohshëm në Cloud
Mënyra e re për të transferuar të dhënat tuaja,
duke përfshirë Fotografi, video dhe skedarë privatë
Përdor arkivimin e përkohshme në cloud për të mbajtur të dhënat tuaja të sigurta gjatë riparimeve të smartfonëve ose përdore atë për transferime të shpejta dhe të lehta të të dhënave në pajisje të reja. Thjesht ngarko të dhënat e tua në magazinimin në cloud, ku do të jenë të mbrojtura dhe të sigurta dhe shkarkoji në pajisjen përkatëse në çdo kohë përpara datës së skadimit. Nga fotografitë, videot dhe shënimet te kontaktet, ngjarjet e kalendarit dhe cilësimet e pajisjes dhe madje edhe skedarët privatë në Dosjen e Sigurtë tënde, arkivimi i përkohshëm në cloud përfshin atë që është e rëndësishme për ju.
- * Disponueshmëria e kësaj veçorie ndryshon në varësi të vendit, operatorit celular ose specifikimeve të modelit.
- * Për më shumë informacion, lutemi kontrollo FAQ.
Provoje në këtë mënyrë
Arkivo tё dhёna
HAPI 01
Hap Arkivin e përkohshëm në cloud dhe zgjidh ‘Të dhënat rezervë’
HAPI 02
Zgjidh kategorinë për të arkivuar
HAPI 03
Arkivimi po kryhet
HAPI 04
Arkivimi u krye
- * Cilësimet > Kujdesi për baterinë dhe pajisjen > Mënyra e mirëmbajtjes
- * Imazhe të ekranit të simuluara për qëllime ilustruese. UI aktual mund të jetë i ndryshëm.
Rivendos të dhënat
HAPI 01
Hap Arkivin e përkohshëm të cloud dhe zgjidh ‘Rivendos të dhënat’
HAPI 02
Zgjidh kategorinë për të rivendosur
HAPI 03
Rivendosja po kryhet
HAPI 04
Rivendosja u krye
- * Cilësimet > Kujdesi për baterinë dhe pajisjen > Mënyra e mirëmbajtjes
- * Imazhe të ekranit të simuluara për qëllime ilustruese. UI aktual mund të jetë i ndryshëm.
* Imazhet e pajisjes dhe ekranit janë simuluar për qëllime ilustruese.