Kondicioner muri, 11940 Btu/orë

Kondicioner muri, 11940 Btu/orë

AR12KSWSBWKNZE

Zgjidhni kapacitetin tuaj

Dizajn trekëndor për ftohje të fuqishme

Dizajni unik trekëndor i kondicionerëve Samsung përmirëson performancëne tij duke bërë që ajri të qarkullojë më shpejt, më larg dhe më gjerë* në shtëpinë tuaj. Inverteri i tij dixhital gjithashtu ofron edhe efikasitet shumë më të lartë energjetik.** Funksionet Virus Doctor dhe Easy Filter mënjanojnë pluhurin, ndotësit, substancat alergjene, bakteret dhe viruset*** - fillimisht me përdorimin e filtrave, dhe pastaj me përdorimin e funksionit Virus Doctor. * Testuar në modelin AR09HSFSBWK. Krahasuar me modelin tradicional AQV09TWS. * Testuar në modelin AR09HSSDAWK/EU. Krahasuar me modelin tradicional AQ09TSB. *** Testuar në Qendrën shkencore për mbrojtjen e mjedisit (Japoni), në Universitetin Yonsei (Koreja) dhe në laboratorin korean të testimeve (FITI / KEMTI) dhe laboratorin japonez të testimeve (ITEA). Vepron me efikasitet nda 4 viruseve, përfshirë dhe nëntipin H1N1 dhe baktere të caktuara. Të dhënat janë marrë në kushte të veçanta testimi dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit.

Ftoh më shpejt, më larg dhe më gjerë

Çdo centimetër i kondicionerit Samsung është dizajnuar që të jetë jashtëzakonisht efikas. Dizajni i tij unik trekëndor mundëson një hapje hyrëse më të gjerë, kështu që më shumë ajër mund të hyjë brenda. Gjerësia e përmirësuar dhe këndi i hapjes dalëse, fletët shtesë në formë V-je dhe ventilatori më i madh mundësojnë që ajri të ftohet dhe të nxirret më shpejt, më larg dhe më gjerë*. Për këtë arsye ajri i ftohur arrin çdo cep të ambientit tuaj. * Testuar në modelin AR09HSFSBWK. Krahasuar me modelin tradicional AQV09TWS.

Ju freskon shpejt dhe më pas ju mban komodë

Kondicioneri samsung fillon me ftohje të shpejtë të ajrit nëpërmjet regjimit të fuqishëm të punës për ftohje të shpejtë Fast Cool, që t'ju freskojë sa më shpejt. Pastaj automatikisht kalon në regjimin e ftohjes komode Comfort Cool, që të ruajë temperaturën e dëshiruar. Kështu, nuk do të keni tepër ftohtë dhe nuk keni nevojë të ndërroni sistemimin ose të ndizni dhe fikni kondicionerin.

Punon me inteligjencë. Kursen energji.

Kondicioneri Samsung vjen me inverter dixhital EER 10.1 i cili kursen energji. Ai mund ta ruajë temperaturën e dëshiruar pa ndezje dhe fikje të shpeshta, duke kursyer kështu energji. Inverteri dixhital ju ndihmon të ndiheni komodë gjatë periudhave të gjata kohore, ndërsa njëkohësisht përdor sasinë minimale të energjisë*. * Testuar në modelin AR09HSSDAWK/EU. Krahasuar me modelin tradicional AQ09TSB.

Kurseni energji madje edhe kur jeni vetëm

Funksioni Single User për një konsumator përdor më pak kapacitet të kompresorit, duke bërë që të zvogëlohet konsumi i energjisë*, dhe duke siguruar njëkohësisht një ambient të freskuar dhe të këndshëm. Kështu që mund ta përdorni kur jeni vetëm pa u shqetësuar për faturën e energjisë elektrike. * Testuar në modelin AR09FSSSCWK/SA. Bazuar në konsumin e akumuluar të energjisë në krahasim me regjimin Normal dhe Single User për një konsumator.

Mënjanon viruset

Funksionet Virus Doctor dhe Easy Filter mënjanojnë pluhurin, ndotësit e rrezikshëm të ajrit dhe substancat alergjene, sikurse dhe bakteret dhe viruset, përfshirë edhe virusin e gripit të tipit A dhe Korona-viruset* - fillimisht përmes filtrit, dhe pastaj me përdorimin e funksionit Virus Doctor. Në këtë mënyrë ajri i frymëmarrjes mbahet i pastër dhe i freskët. *** Testuar në Qendrën shkencore për mbrojtjen e mjedisit (Japoni), në Universitetin Yonsei (Koreja) dhe në laboratorin korean të testimeve (FITI / KEMTI) dhe laboratorin japonez të testimeve (ITEA). Vepron me efikasitet nda 4 viruseve, përfshirë dhe nëntipin H1N1 dhe baktere të caktuara. Të dhënat janë marrë në kushte të veçanta testimi dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit.

Performancë e qëndrueshme dhe afatgjatë

Kondicioneri Samsung vazhdon punën edhe në mjediset më sfiduese. Teknologjia Triple Protector Plus e ruan kompresorin dhe kontrollorin nga mbingarkesa për shkak të luhatjeve të tensionit dhe të luhatjeve energjisë elektrike, pa stabilizues të veçantë për tensionin. Ka gjithashtu edhe shtresë për mbrojtje nga ndryshku e cila parandalon që kondensatori dhe kutia të ndryshken. Kurse kondensatori i tij më i madh dhe qarkullimi i optimizuar i agjentit ftohës mund të përballojnë temperatura jashtëzakonisht të larta (deri në 58 °C)*. * Testuar në modelin AR09HPSDDWK/SG. Krahasuar me modelin tradicional AR09HPSDFAP/RC.

Nxirret dhe pastrohet lehtë

Përndryshe nga filterat tradicionalë të cilët hiqen me vështirësi, Easy Filter i kondicionerit Samsung ndodhet në pjesën e jashtme, në majë. Kështu që mund të hiqet lehtë, të pastrohet dhe të kthehet në vend - pa nevojë për hapjen e kapakut ose për tërheqje të fuqishme për t'u nxjerrë. Mbulesa e tij antibakteriale filtron pluhurin, ndotësit e rrezikshëm të ajrit dhe substancat alergjene*. * Testuar në laboratorin korean për testime (FITI / KEMTI) dhe laboratorin japonez për testime (ITEA). Të dhënat janë marrë në kushte të veçanta testimi dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit.

Specifikimet

  • Kapaciteti (Ftohja, Btu/orë) 11940 Btu/hr
  • Kapaciteti (ftohja, kW) 3.5 kW
  • EER (Ftohja, W /W) 3.30 W/W
  • Përmasa neto (Njësia jashtme, GjxLxTh, ㎜* ㎜* ㎜) 720*548*265 mm

Suporti

Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin

Mbёshtetje pёr produktin Shih më shumë përmbajtje
Manuali i përdorimit dhe shkarkimet
  • Manuali i përdorimit
    ANGLISHT
  • Manuali i përdorimit
    ANGLISHT
  • Manuali i përdorimit
    SHQIP
  • Manuali i përdorimit
    ANGLISHT
Shih më shumë përmbajtje

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.