AR7500 Kondicioner muri me ftohje të menjëhershme, 8,530 Btu/orë

AR7500 Kondicioner muri me ftohje të menjëhershme, 8,530 Btu/orë

AR09KSPDBWKNEU

Zgjidhni kapacitetin tuaj

38% ftohje më e shpejtë

Arkitektura trekëndore inovative ftoh ajrin 38% më shpejt*, kështu që mund ta ndjeni freskinë edhe më herët. Falë hapjes më të gjerë hyrëse dhe dalëse* dhe qarkullimit më të madh të ajit me përdorimin e ventilatorit më të madh, forma e tij unike ftoh ambientin tuaj shumë shpejt.

* Testuar në modelin AR09JSPFAWK në krahasim me modelin tradicional AR09JQFPAUR

Hyn më shumë ajër

Çdo centimetër i kondicionerit Samsung është dizajnuar që të jetë jashtëzakonisht efikas. Dizajni i tij unik trekëndor mundëson një hapje hyrëse më të gjerë, kështu që mund të hyjë brenda më shumë ajër.

Qarkullim më i madh ajri

Çdo centimetër i kondicionerit Samsung është dizajnuar që të jetë jashtëzakonisht efikas. Dizajni i tij unik trekëndor mundëson të ketë ventilator më të madh i cili mundëson që ajri të ftohet dhe të nxirret më shpejt.*

* Testuar në modelin AR09HSFSBWK. Krahasuar me modelin tradicional AQV09TWS

Hyn më shumë ajër

"Çdo centimetër i kondicionerit Samsung është dizajnuar që të jetë jashtëzakonisht efikas. Dizajni i tij unik trekëndor mundëson hapje më të madhe dalëse me gjerësi të dhe kënd të përmirësuar, dhe fletët në formë V-je bëjnë që ajri të shpërndahet më larg dhe më gjerë. *"

* Testuar në modelin AR09HSFSBWK. Krahasuar me modelin tradicional AQV09TWS

Përhap ajrin e ftohtë edhe më larg

Ftoh në mënyrë të njëtrajtshme për një freski në çdo cep. Fletët në formë V-je me kënd më të gjerë* lëvizjeje, drejtojnë ajrin e ftohtë gjatë zonave më të gjera, kurse struktura vertikale e qarkullimit të ajrit e çon ajrin në distanca më të mëdha.

* Testuar në modelin AR09FSSSBWK në krahasim me modelin tradicional AQV12TWS

Punon me inteligjencë. Kursen energji.

Inverteri dixhital me shenjën SEER 10.1, i cili kursen energji, ruan temperaturën e dëshiruar pa ndezje dhe fikje të shpeshta. Në këtë mënyrë konsumon më pak energji* dhe ju ndihmon të ndiheni komodë gjatë periudhave më të gjata kohore.

* Testuar në modelin AR09HSSDAWK/EU në krahasim me modelin tradicional AQ09TSB

Ftohje e optimizuar me dy hapa

Kondicioneri Samsung fillon me ftohjen e shpejtë të ajrit nëpërmjet regjimit të punës për ftohje të shpejtë Fast Cool. Pastaj automatikisht kalon në regjimin e ftohjes komode Comfort Cool, që të ruajë temperaturën e dëshiruar, kështu që nuk keni nevojë shpesh të ndërroni sistemimin.

Kurseni energji madje edhe kur jeni vetëm

Funksioni Single User për një konsumator përdor më pak kapacitet të kompresorit, duke bërë që të zvogëlohet konsumi i energjisë*, dhe duke siguruar njëkohësisht një ambient të freskuar dhe të këndshëm. Kështu që mund ta përdorni kur jeni vetëm pa u shqetësuar për faturën e energjisë elektrike.

* Testuar në modelin AR09FSSSCWK/SA në krahasim me modelet tradicionale Samsung. Bazuar në konsumin e akumuluar të energjisë në krahasim me regjimin Normal dhe Single User për një konsumator.

Sistemi Virus Doctor

Sistemi Virus Doctor pastron ajrin me përdorimin e teknologjisë S-Plasma ion për eliminimin deri në 99% të baktereve dhe viruseve - përfshirë virusin e gripit të tipit A dhe Korona-virusin - duke e mbajtur kështu ajrin e frymëmarrjes të pastër e të shëndetshëm.

*Bazuar në rezultatet e testeve të kryera në Qendrën shkencore për mbrojtjen e mjedisit Kitasato (Japoni) dhe në Universitetin Jonsei (Koreja). Vepron me efikasitet mbi 4 viruse. Duke përfshirë edhe nëntipin H1N1 dhe baktere të caktuara. Të dhënat janë marrë në kushte të veçanta testimi dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit.

Filtër që pastrohet lehtë

Easy Filter ndodhet jashtë, në majë, kështu që mund të hiqet dhe të pastrohet lehtë. Mbulesa e tij antibakteriale filtron pluhurin, ndotësit e rrezikshëm të ajrit dhe substancat alergjene*.

* Testuar në laboratorin korean për testime (FITI / KEMTI) dhe laboratorin japonez për testime (ITEA). Të dhënat janë marrë në kushte të veçanta testimi dhe mund të ndryshojnë në varësi të faktorëve të mjedisit.

Manovroni me të kudo që ndodheni*

Me përdorimin e aplikacionit* në smartfon, funksioni i kontrollit Wi-Fi** ju mundëson që ta ndizni dhe fikni, të zgjidhni regjimin e punës dhe temperaturën, të caktoni një orar për ndezje dhe fikje dhe të manovroni me funksionet e tjera.

* Në dispozicion në aparatet iPhone dhe Android. Nevojitet lidhje me rrjetin. ** Në dispozicion vetëm për modelin Wi-Fi.

Mbrojtje e fletëve dhe e kutisë

Kondicioneri AR9000 mund të përballojë temperatura jashtëzakonisht të larta falë kondensatorit të tij më të madh dhe qarkullimit të optimizuar të agjentit ftohës. Ka gjithashtu edhe shtresë për mbrojtje nga ndryshku e cila parandalon që kondensatori dhe kutia të ndryshken.*

* Testuar në modelin AR09HPSDDWK/SG. Krahasuar me modelin tradicional AR09HPSDFAP/RC

Mbrojtje për kompresorin

Kondicioneri AR9000 vazhdon të punojë madje edhe në mjediset më sfiduese me teknologjinë e vet Triple Protector Plus e cila mbron kompresorin nga goditjet tensionit të ulët të shkaktuara nga lëvizjet e tepruara të tensionit*.

* Testuar në modelin AR09HPSDDWK/SG. Krahasuar me modelin tradicional AR09HPSDFAP/RC

Mbrojtje për kontrolluesin

Teknologjia Triple Protector Plus përfshin teknologjinë që mbron kontrolluesin nga shkarkimi i tensionit të lartë të shkaktuar nga luhatjet e tensionit*, kështu që nuk ju nevojitet stabilizator i veçantë për tensionin.

* Testuar në modelin AR09HPSDDWK/SG. Krahasuar me modelin tradicional AR09HPSDFAP/RC

Specifikimet

  • Kapaciteti (Ftohja, Btu/orë) 8530 Btu/hr
  • Kapaciteti (ftohja, kW) 2.5 kW
  • EER (Ftohja, W/W) 4.24 W/W
  • Përmasa neto (Njësia jashtme, GjxLxTh, ㎜* ㎜* ㎜) 790*285*545 mm

Suporti

Gjeni përgjigje për pyetjen që keni në lidhje me produktin

Mbёshtetje pёr produktin Shih më shumë përmbajtje
Manuali i përdorimit dhe shkarkimet
  • Manuali i përdorimit
    SHQIP
  • Manuali i përdorimit
    ANGLISHT
  • Manuali i përdorimit
    ANGLISHT
  • Manuali i përdorimit
    SHQIP
Shih më shumë përmbajtje

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.