Asistent zëri + TalkBack
Samsung dhe Google kanë punuar nga afër për të dhënë një përvojë unike, të mundësisë së përdorimit dhe të unifikuar anembanë pajisjeve Android.
Tani Asistent zëri dhe TalkBack i Google janë bashkuar në një lexues të unifikuar të ekranit. Duke kontrolluar të dyja identitetet unike të Asistent zëri & TalkBack, tani keni një lexues më të leverdishëm dhe efektiv të ekranit përmes të gjitha pajisjeve tuaja Android.
Përjetoni TalkBack të përmirësuar rishtazi.
Si të përdorni TalkBack
-
• Mësoni përdorimin bazë
TalkBack lexon me zë elementin e përqendruar. Përqendrimi mund të kontrollohet duke trokitur ose rrëshqitur në ekran.
-
• Dëgjoni se çfarë është në ekran
Trokitni ekranin me një gisht ose eksploroni ekranin duke lëvizur lirisht në ekran ndërsa prekni.
-
• Hapni elementin e përqendruar
Trokitni dy herë me një gisht.
-
• Kaloni përqendrimin te një element tjetër
Rrëshqitni majtas/djathtas me një gisht.
* Mund të mëzoni metodat e përdorimit bazë përmes ’Cilësimet > Mundësia e përdorimit > TalkBack > Cilësimet > Tutorial dhe ndihmë’
Identiteti i Asistent zëri i integruar me TalkBack
-
• Gjestet me shumë gishta
Gjestet me shumë gishta të Asistentit të zërit janë tani të disponueshme përveç gjesteve me një gisht të TalkBack. Përdorni funksionet e ndryshme të TalkBack menjëherë duke përdorur gjestet me shumë gishta pa u dashur të shkoni te cilësimet. Nëse nuk u pëlqen një gjest, gjithnjë mund t’a ndryshoni atë si të dëshironi, në çdo kohë.
* Shkoni te 'Mundësia e përdorimit > TalkBack > Cilësimet > Personalizoni gjestet' për të mësuar më shumë dhe për të ndryshuar veprimet e çdo gjesti -
• Si të përdorni Pjesën e gjesteve
Harruat një gjest? Mund të provoni dhe të kontrolloni gjeste të ndryshme në Pjesën e gjesteve. Për të hapur Pjesën e gjesteve, trokitni në ekran një herë me 4 gishta.
-
• Si të përdorni menunë e Leximit
Menuja e shpejtë e Asistentit të zërit është gjithashtu e disponueshme në TalkBack të ri. Rrëshqitni tre gishta në çdo drejtim - lart, poshtë, majtas, djathtas - për mundësinë e përdorimit të menusë të disponueshme të leximit. Rrëshqitje të vazhdueshme me 3 gishta do t’ju lejojnë të zgjidhni menunë e dëshirueshme të leximit, si granularitete, shpejtësinë e leximit dhe gjuhën e folur.
* Konfiguroni menunë tuaj të leximit te 'Mundësia e përdorimit > TalkBack > Cilësimet > Personalizoni menunë' -
• Aktivizoni TalkBack në programin e konfigurimit
Tani mund të aktivizoni dhe të përdorni TalkBack nga ekrani i parë që shfaqet kur nxirrni nga kutia telefonin tuaj. Kjo metodë është e disponueshme përgjatë të gjithë procesit të programit të konfigurimit.
- Shtypni dhe mbani me 2 gishta
- Shtypni shpejt tastet e Anës dhe të Rritjes së volumit
- Shtypni dhe mbani të shtypur tastet e Ngritjes dhe uljes së volumit
Veçori të tjera të dobishme të TalkBack
Veçori të tjera të TalkBack, të tilla si modifikmi i tekstit dhe shkurtoret e tastierës, ju ndihmojnë ta kontrolloni pajisjen tuaj më shpejt dhe më me lehtësi. Mësoni më shumë në cilësimet dhe tutorialin e TalkBack.
-
• Modifikoni tekstin
Veçoritë e modifikimit, si zgjedhja, zgjedhja e të gjithave, kopjimi, prerja dhe ngjitja mund të përdoren duke përdorur gjeste.
*Mësoni më shumë rreth gjesteve në 'Cilësimet > Mundësia e përdorimit > TalkBack > Cilësimet > Personalizoni gjestet' -
• Shkurtore e tastierës
Mund të kontrolloni TalkBack me tastet e shkurtores së tastierës kur është lidhur një tastierë Bluetooth ose USB.
* Mësoni më shumë rreth hartës së tasteve në 'Cilësimet > Mundësia e përdorimit > TalkBack > Cilësimet > Cilësimet e përparuara > shkurtoret e tastierës'
Përdorni gjestet TalkBack
Klikoni këtu për të parë gjestin me një gisht dhe shumë gishtërinj që lejohet të përdoren nga TalkBack.
Asistenti i zërit dhe tutoriali i asistentit të zërit
Asistenti i zërit mund të kthehet në sytë tuaj kur përdorni telefonin tuaj. Veçoritë e tij ju japin kontroll maksimal mbi telefonin tuaj edhe nëse nuk mund ta shihni. Kur asistenti i zërit është i aktivizuar, telefoni juaj ju ofron komente me zë për të ndihmuar përdoruesit e verbër dhe me shikim të dobët. Për shembull, ai përshkruan atë që ju prekni, zgjidhni dhe aktivizoni. Gjithashtu mund ta modifikoni tekstin ose të ndryshoni cilësimet e ndryshme, të tilla si volumi ose shpejtësia e të folurit, nëpërmjet gjesteve të rrëshqitjes dhe trokitjes që janë intuitive për ju.
Navigimi me telefonin tuaj
Kur ndërveproni me një artikull në ekran, atë e rrethon një fokus drejtkëndor. Mund të përdorni gjestet e trokitjes dhe të rrëshqitjes me gishtat tuaj për të kontrolluar fokusin. Kur e lëvizni nëpër ekran, asistenti i zërit do t'ju tregojë se çfarë është.
-
• Për të dëgjuar atë që është fill nën gishtin tuaj
Trokitni dhe rrëshqitni gishtin në ekran.
-
• Për të aktivizuar një artikull
Trokitni dy herë me 1 gisht.
-
• Për të zhvendosur kutinë e fokusit tek artikulli i radhës në ekran
Rrëshqitni majtas ose djathtas me 1 gisht.
-
• Për të kaluar në faqen e radhës apo të mëparshmen
Rrëshqitni majtas ose djathtas me 2 gishta.
-
• Për të lëvizur lart e poshtë në listë
Rrëshqitni lart ose poshtë me 2 gishta.
-
• Për të lëvizur lart e poshtë në përmbajtjen e ekranit
Rrëshqitni nga njëra anë në tjetrën me 1 gisht (majtas pastaj djathtas për të lëvizur lart, djathtas pastaj majtas për të lëvizur poshtë).
-
• Për të lëvizur kutinë e fokusit tek artikulli i parë ose i fundit në ekran
Me 1 gisht, rrëshqitni lart pastaj poshtë për të shkuar tek artikulli i parë ose poshtë pastaj lart për të shkuar tek artikulli i fundit.
Bëjini gjërat shpejt
Asistenti i zërit ofron shkurtore për funksionet më shpesh të përdorura. Mund të ndryshoni cilësimet tuaja ose të ndaloni komentet me zë me disa gjeste të thjeshta.
-
• Për të ndryshuar cilësimet e asistentit të zërit
Rrëshqitni majtas ose djathtas me tri gishta për të zgjedhur cilësimin që dëshironi të ndryshoni (listuar më poshtë), pastaj rrëshqitni lart ose poshtë me 1 gisht për ta përshtatur.
- Shpejtësia e të folurit: Shpejtoni ose ngadalësoni shpejtësinë e zërit
- Pikësimi: Përfshini ose hiqni pikësimin në komentet me zë
- Ekrani i errët: Aktivizoni ose çaktivizoni shfaqjen në ekran
- Bordura e trashë: Aktivizoni ose çaktivizoni bordurën e trashë përreth fokusit
- Ngjyra e treguesit të fokusit: Zgjidhni ngjyrën e bordurës përreth fokusit
- Njoftim: Hapni ose mbyllni panelin e njoftimit
- Komenti me zë: Aktivizoni ose çaktivizoni komentin me zë
- Komenti me dridhje: Aktivizoni ose çaktivizoni komentin me dridhje
- Shtypja e shpejtë: Përdorni tastierën dhe bllokun e tasteve të Samsung duke trokitur njëherazi tastet
- Fokusohuni në audion me zë: Ulni volumin e audiove të tjera teksa asistenti i zërit lexon me zë të lartë -
• Për të rregulluar grimcueshmërinë e asaj që lexon asistenti i zërit
Rrëshqitni lart ose poshtë me 3 gishta për të zgjedhur midis grimcueshmërive të ndryshme të listuara më poshtë, më pas rrëshqitni lart ose poshtë me 1 gisht për të zbatuar grimcueshmërinë e përzgjedhur.
- Grimcueshmëria e karakterit: Lexon çdo karakter
- Grimcueshmëria e fjalës: Lexon çdo fjalë
- Grimcueshmëria e rreshtit: Lexon rreshtat një e nga një
- Grimcueshmëria e paragrafit: Lexon paragrafët një e nga një
Modifikimi i lehtë i tekstit
Me asistentin e zërit, ju mund të kopjoni dhe ngjitni duke rrëshqitur gishtat tuaj.
-
• Për të aktivizuar ose çaktivizuar modalitetin e zgjedhjes
Trokitni dy herë dhe mbani shtypur me 2 gishta.
-
• Për të zgjedhur karakteret
Rrëshqitni lart ose poshtë me 1 gisht ndërkohë që modaliteti i zgjedhjes është i aktivizuar.
-
• Për të prerë karakteret e zgjedhura
Zvarritni majtas me 2 gishta.
-
• Për të ngjitur karakteret
Zvarritni djathtas me 2 gishta.
-
• Për të zgjedhur të gjitha karakteret
Zvarritni lart me 2 gishta.
-
• Për të kopjuar karakteret e zgjedhura
Zvarritni poshtë me 2 gishta.
-
• Për të zhvendosur kursorin në një fushë për hyrjen e tekstit
Shtypni tastet e ngritjes/uljes së volumit.
-
• Për të zhvendosur kursorin e hyrjes në pozicionin e parë ose të fundit
Zvarritni për lart pastaj për poshtë ose për poshtë pastaj për lart me 1 gisht.
Përshtatja e asistentit të zërit sipas nevojave tuaja
Asistenti i zërit ju jep mënyra të ndryshme për të aksesuar informacionin.
-
• Në mënyrë që asistenti i zërit të lexojë me zë të lartë informacionin e shfaqur në shiritin e statusit
Takoni tre herë me 2 gishta Gjithashtu mund të zgjidhni informacionin specifik që dëshironi të dëgjoni: kohën, datën, energjinë e baterisë, fuqinë e sinjalit, statusin e Bluetooth.
-
• Në mënyrë që asistenti i zërit të lexojë me zë të lartë nga artikulli i parë në ekran e deri tek i fundit
trokitni ekranin me 3 gishta.
-
• Për të dëgjuar artikujt në ekran sipas rendit pas artikullit të zgjedhur aktualisht
Trokitni dy herë me 3 gishta.
-
• Për të dëgjuar dhe kopjuar gjënë e fundit që tha asistenti i zërit
Trokitni tri herë me 3 gishta.
-
• Për të kthyer, anuluar ose mbyllur një dritare kërcyese
Trokitni me 4 gishta ose rrëshqitni lart pastaj poshtë me 3 gishta.
-
• Për të shkuar në ekranin e faqes kryesore
Trokitni dy herë me 4 gishta ose rrëshqitni poshtë pastaj lart me 3 gishta.
-
• Për të listuar aplikacionet
Trokitni tri herë me 4 gishta.
-
• Për t'ia hequr zërin komenteve me zë
Trokit dy herë 2 gishta.
Hapat e para me asistentin zanor
-
• Për një tutorial të plotë hap pas hapi
* Shkoni te Cilësimet > Aksesueshmëria > Lexuesi i ekranit > Tutoriali.
-
• Për të praktikuar gjestet që mësuat
* shkoni te Cilësimet > Aksesueshmëria > Lexuesi i ekranit > Tutoriali ->
1. Si të përdorni këtë tutorial.
Shkurtoret e tastierës
Shkurtoret e mëposhtme të tastierës janë të disponueshme.
-
• Shkoni tek artikulli i radhës
Alt + shigjeta djathtas
-
• Shkoni tek artikulli i mëparshëm
Alt + shigjeta majtas
-
• Shkoni tek artikulli i parë
Alt + Ctrl + shigjeta majtas
-
• Shkoni tek artikulli i fundit
Alt + Ctrl + shigjeta djathtas
-
• Shkoni tek dritarja e radhës
Alt + Ctrl + shigjeta poshtë
-
• Shkoni tek dritarja e mëparshme
Alt + Ctrl + shigjeta lart
-
• Trokitni
Alt + Enter
-
• Prekni dhe mbani shtypur
Alt + Shift + Enter
-
• Kthehuni mbrapa me 1 ekran
Alt + Delete
-
• Shkoni tek ekrani i faqes kryesore
Alt + Ctrl + H
-
• Shkoni tek aplikacionet e kohëve të fundit
Alt + Ctrl + R
-
• Hapni panelin e njoftimeve
Alt + Ctrl + N
-
• Ndaloni ose filloni komentin me zë
Alt + tasti i hapësirës
-
• Kryeni veprime të veçanta
Alt + Shift + tasti i hapësirës
-
• Lëvizni në menynë e shpejtë
Shift + Ctrl + shigjeta majtas ose djathtas
-
• Ndryshoni cilësimin e opsionit të menysë së shpejtë
Ctrl + shigjeta lart ose poshtë
-
• Zgjidhni grimcueshmërinë e radhës/të mëparshme
Shift + Ctrl + shigjeta lart ose poshtë
-
• Lexoni nga kreu
Alt + Ctrl + Enter
-
• Lexoni nga artikulli i radhës
Alt + Shift + Ctrl + Enter
-
• Shfaq veprimet e personalizuara
Alt + Ctrl + tasti i hapësirës
-
• Kërkoni për artikuj në ekran
Alt + Ctrl + Vizë e pjerrët
-
• Lexoni me zë të lartë informacionin në shiritin e statusit
Alt + Shift + S
Shkurtoret e tastierës
Navigimi në ueb.
-
• Shkoni te butoni i radhës
Alt + B
-
• Shkoni te butoni i mëparshëm
Alt + Shift + B
-
• Shkoni te kontrolli i radhës
Alt + C
-
• Shkoni te kontrolli i mëparshëm
Alt + Shift + C
-
• Shkoni te pika e referimit ARIA të radhës
Alt + D
-
• Shkoni te pika e referimit ARIA e mëparshme
Alt + Shift + D
-
• Shkoni te kutia e modifikimit të radhës
Alt + E
-
• Shkoni te kutia e modifikimit e mëparshme
Alt + Shift + E
-
• Shkoni tek artikulli i radhës
Alt + F
-
• Shkoni tek artikulli i mëparshëm
Alt + Shift + F
-
• Shkoni tek imazhi i radhës
Alt + G
-
• Shkoni tek imazhi i mëparshëm
Alt + Shift + G
-
• Shkoni te titulli i radhës
Alt + H
-
• Shkoni te titulli i mëparshëm
Alt + Shift + H
-
• Shkoni te titulli i radhës sipas nivelit të titullit
Alt + [numër]
-
• Shkoni te titulli i mëparshëm sipas nivelit të titullit
Alt + Shift + [numër]
-
• Shkoni te lista e artikujve e radhës
Alt + I
-
• Shkoni te lista e artikujve e mëparshme
Alt + Shift + I
-
• Shkoni te lidhja e radhës
Alt + L
-
• Shkoni te lidhja e mëparshme
Alt + Shift + L
-
• Shkoni te lista e radhës
Alt + O
-
• Shkoni te lista e mëparshme
Alt + Shift + O
-
• Shkoni te tabela e radhës
Alt + T
-
• Shkoni te tabela e mëparshme
Alt + Shift + T
-
• Shkoni te kutia e kombinuar e radhës
Alt + Z
-
• Shkoni te kutia e kombinuar e mëparshme
Alt + Shift + Z
-
• Shkoni te kutia e përzgjedhjes e radhës
Alt + X
-
• Shkoni te kutia e përzgjedhjes e mëparshme
Alt + Shift + X
- Imazhet e pajisjes janë simuluar për qëllime ilustruese.