65" OLED S95D 4K Tizen OS Smart TV (2024)

I ri

65" OLED S95D 4K Tizen OS Smart TV (2024)

QE65S95DATXXH

Zgjidhni madhësinë tuaj

  •  Procesori NQ4 AI Gen2
    Procesori NQ4 AI Gen2
  • OLED Glare Free
    OLED Glare Free
  • OLED HDR Pro
    OLED HDR Pro

Një epokë e re e televizorëve Samsung AI

Përjetoni ndryshimin mbresëlënës të Samsung OLED

4 veçoritë kryesore

NQ4 AI Gen2 Processor Icon

Procesori NQ4 AI Gen2

Ndjeni fuqinë e plotë të AI në 4K

OLED Glare Free Icon

OLED Glare Free

Shikoni të zeza të thella pa u shpërqendruar nga shkëlqimi

OLED HDR Pro Icon

OLED HDR Pro

Më shumë ndriçim të fuqishëm dhe kontrast më të pasur

Samsung Tizen OS Icon

Samsung Tizen OS

Përmirësoni argëtimin tuaj me sistemin operativ Samsung Tizen

Procesori NQ4 AI Gen2

Ndjeni fuqinë e plotë të AI në 4K

Procesori jonë NQ4 AI Gen2 krijon një përvojë të pakrahasueshme në 4K. Fuqizuar nga 20 rrjete neurale AI, teknologjia e përmirësuar optimizon figurën dhe zërin në një përvojë në 4K kur transmetoni shërbimet OTT, luani videolojëra ose shikoni sporte në transmetim të drejtpërdrejtë. Bashkë me teknologjitë unike si përcaktimi perceptues i ngjyrave dhe përforcuesi i ndriçimit OLED, ju shikoni në ndriçim, ngjyra, kontrast dhe detaje të pakrahasueshme.

NQ4 AI Gen2 Processor chip descends on the TV's main board and it lights up with waves of power surging from the chip to the rest of the TV. NQ4 AI Gen2 Processor chip descends on the TV's main board and it lights up with waves of power surging from the chip to the rest of the TV.
Performanca e krahasuar me QLED Q70D të vitit 2024
* Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit. * 4K AI Upscaling mund të mos zbatohet për lidhjen e kompjuterit dhe modalitetin e lojës.

OLED Glare Free

Shikoni të zeza të thella pa u shpërqendruar nga shkëlqimi

Teknologjia jonë kundër shkëlqimit ul ndjeshëm shkëlqimin që vjen nga burime të jashtme të dritës, duke ju mundësuar shikimin e shkëlqyer të shprehjes së të zezës dhe ngjyrave të OLED pa pasqyrime shpërqendruese.

* Verifikimi i UL e vërteton deklaratën e "OLED Glare Free" duke vlerësuar produktet sipas standardit të testimit Unified Glare Rating (UGR) të përcaktuar nga Komisioni Ndërkombëtar për Ndriçimin (CIE) dhe standardit të testimit të përcaktuar nga Organizata Ndërkombëtare për Standardizim.

OLED HDR Pro

Më shumë ndriçim të fuqishëm dhe kontrast më të pasur të mundësuar në çdo piksel

Një përvojë madhështore shikimi pasi çdo piksel krijon të bardha më të shndritshme dhe të zeza më të errëta. OLED HDR Pro ndriçon deri në 70% më shumë sesa OLED HDR+, kështu që ju përfitoni kontrast më të pasur të mundësuar nga procesori NQ4 AI Gen2 i cili harton në mënyrë dinamike tonin e çdo skene duke maksimizuar kënaqësinë tuaj të shikimit.

A dimly lit building in "SDR" quality is transformed by "OLED HDR Pro" technology to reveal bright highlights and hidden details that make the intricate design of the building come to life. A dimly lit building in "SDR" quality is transformed by "OLED HDR Pro" technology to reveal bright highlights and hidden details that make the intricate design of the building come to life.
* Gama e ndriçimit HDR bazohet në standardet e testimit të brendshëm dhe mund të ndryshojë sipas kushteve ose specifikimeve të shikimit.

Sistemi operativ Samsung Tizen (Vetëm për BE)

Përmirësoni argëtimin tuaj me sistemin operativ Samsung Tizen

Përfitoni më shumë nga televizori juaj me aplikacionet dhe shërbimet e fundit në sistemin operativ Samsung Tizen. Shijoni kanale televizive falas dhe mijëra filma me Samsung TV Plus dhe lojëra të resë kompjuterike pa ndërprerje me Qendrën e lojërave. Mund të menaxhoni edhe aktivitetet ditore me Daily+ dhe të kontrolloni pajisjet tuaja inteligjente nga televizori juaj me anë të SmartThings.

* Përmbajtja dhe shërbimet mund të variojnë sipas rajonit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak. * Përpara përdorimit kërkohet pranimi i kushteve të përgjithshme dhe politikës së privatësisë të Smart Hub.* Disa përmbajtje dhe shërbime kërkojnë regjistrim dhe abonim.* (Përveç Kinës, Turqisë dhe Izraelit) Nevojitet llogari Samsung për të përdorur gamën e plotë të veçorive të sistemit operativ Samsung Tizen duke përfshirë veçoritë dhe aplikacionet e televizorit inteligjent. Nëse zgjidhni të mos identifikoheni, do të mund të lidheni vetëm me televizorin tokësor (zbatohet vetëm për pajisjet me sintonizues) dhe me pajisjet e jashtme, si p.sh. përmes HDMI. Mund t‘ju duhet të përdorni një pajisje të veçantë (kompjuter ose celular) për të krijuar një llogari Samsung.

Cilësia e figurës

OLED

Të zeza të thella, të bardha të pastra dhe ngjyra të gjalla

OLED unik i Samsung shpreh të zeza të thella, të bardha të pastra dhe një gamë të plotë me ngjyra të gjalla. Me pikselë vetëndriçues të teknologjisë së fundit, ajo çfarë shikoni është një figurë e pastër, e ndritshme dhe më e saktë se kurrë më parë.

Kalibrimi ekspert

Kalibrim profesional i ngjyrave nga ekspertët

Shijoni riprodhim të përpiktë ngjyrash të cilat janë të njëjta me përmbajtjen origjinale. Falë Kalibrimit tonë ekspert, merrni ngjyra sa më besnike ndaj origjinalit të cilat përshtaten edhe me ndryshimet më të imëta në nuanca.

4K AI Upscaling

Përshkallëzoni përmbajtjen në një përvojë 4K

Teknologjia jonë 4K AI Upscaling e fuqizuar nga 20 rrjete neurale AI transformon përmbajtjen në rezolucion me cilësi figure afërsisht deri në 4K.

* Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit. * Përshkallëzimi mund të mos zbatohet për lidhjen e kompjuterit dhe modalitetin e lojës.

Vërtetuar nga PANTONE

Shijoni ngjyrat autentike të vërtetuara nga PANTONE

Vërtetimi nga PANTONE certifikon shprehjen e saktë të 2030 ngjyrave PANTONE dhe 110 tonaliteteve të lëkurës të shtuara rishtazi. Në këtë mënyrë mund të shijoni një përvojë shikimi sa më të saktë dhe sa më pranë jetës reale si kurrë më parë.

Real Depth Enhancer

Thellësi e perceptuar ashtu siç do ta perceptonin sytë e njeriut

Real Depth Enhancer pasqyron mënyrën se si sytë e njeriut përpunojnë thellësinë duke rritur kontrastin në plan të parë. Përjetoni një ndjesi të përmirësuar realizmi, pasi televizori juaj rikrijon thellësinë ashtu siç do ta perceptonin sytë e njeriut.

* Përvoja e shikimit mund të variojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe formatit.

Modaliteti EyeComfort

Një figurë inteligjente e optimizuar për sytë tuaj

Modaliteti unik EyeComfort i Samsung rregullon automatikisht ndriçimin dhe ngjyrat e ekranit tuaj sipas orës së ditës. Pas perëndimit, cilësimet e ekranit janë më të buta për sytë tuaj.

* Shërbimet automatike të parangarkimit mund të ndryshojnë pa njoftim paraprak dhe mund të variojnë sipas rajoneve.

Përvoja e lojërave

Motion Xcelerator 144Hz

Përfitoni qartësi lëvizjeje për përmbajtjen e lojërave që ju pëlqejnë deri në 4K 144 Hz

Motion Xcelerator 144 Hz ofron aksion ultra të shpejtë, pa vonesë dhe turbullirë të lëvizjes. Ju mund të shijoni pamje të qarta dhe shpejtësi të rrufeshme për lojëra VRR deri në 4K 144 Hz.

* 4K 144 hz është e disponueshme vetëm me lojëra të lidhura me kompjuter që mbështesin këto specifikime (nevojitet kartë grafike e kompjuterit). Performanca mund të variojë.

Modaliteti AI Auto Game

Përjetoni lojëra pa ndërprerje me optimizimin automatik të cilësimeve të mundësuar nga AI

Lëreni televizorin tuaj të zbulojë automatikisht llojin e lojës që po luani dhe të ofrojë cilësimet e lojës në bazë të zhanrit. Lirojeni veten nga shqetësimet e konfigurimeve të lojërave dhe thjesht luani.

* Modaliteti AI Auto Game është i disponueshëm vetëm për disa lojëra në konsolë.* Disponueshmëria mund të variojë sipas përmbajtjes dhe formatit të lojës.

FreeSync Premium Pro

Lojëra HDR pa prerje ekrani, pa ngecje dhe me vonesë të ulët

Ndërtuar me teknologjinë kryesore AMD FreeSync™ për të reduktuar ngecjen dhe prerjen e ekranit, FreeSync Premium Pro ofron një përvojë të vërtetë HDR të lojërave. Prodhon pamje të jashtëzakonshme me gamë të lartë dinamike ndërkohë që ruan vonesën e ulët për një lojë të lehtë pa ndërprerje.

* Përvoja e shikimit mund të ndryshojë sipas llojeve të përmbajtjes dhe njësisë së përpunimit grafik, si edhe shpejtësive të lidhjes së rrjetit dhe niveleve të ping-ut kur luani në renë kompjuterike.

Shiriti i lojërave

Optimizoni përvojën tuaj të lojërave

Ekranet më të mëdhenj dhe më të gjerë të televizorit me raporte 21:9 dhe 32:9 ju japin pamje të zgjeruara dhe një përvojë të lartësuar lojërash. Optimizoni edhe më shumë lojën tuaj me Shiritin e lojërave për qasje të lehtë në disa cilësime lojërash.

* Super Ultrawide GameView (21:9, 32:9) ofrohet vetëm për disa lojëra të caktuara për kompjuter dhe konsolë që mbështesin ekranet ultra të gjerë. Mund të kërkohet ndryshimi i rezolucionit të ekranit nga pajisje e jashtme.* Disa tituj lojërash mund të mos e mbështesin këtë veçori.* Modaliteti i zmadhimit të Shiritit të lojërave nuk mbështetet në disa shpejtësi rifreskimi.* Ndërfaqja e përdoruesit e shiritit të lojërave mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.

Sinkronizimi i nuancave

Shijoni ndriçim përfshirës që sinkronizohet me përvojat tuaja të shikimit dhe lojës

Përfshihuni në mjedise të personalizuara dinamike të krijuara nga dritat inteligjente që sinkronizohen automatikisht me çdo përmbajtje tuajën në ekran.

* Dritat inteligjente shiten veç.* Vetëm rajone të caktuara.* Nevojitet llogari Samsung. Kërkohet instalim shtesë i aplikacionit Philips Hue Sync dhe abonim me pagesë.

Tingulli

Dolby Atmos®

Dolby Atmos i nivelit të lartë me altoparlantët më të mirë të kanaleve

Altoparlantët e rinj dhe më të mirë të kanaleve Samsung prodhojnë një përvojë të tingullit rrethues të nivelit të lartë. Së bashku me Dolby Atmos, altoparlantët më të mirë të kanaleve prodhojnë një tingull të dimensioneve të ndryshme i cili ju zhyt thellë brenda në aksion.

Q-Symphony

Televizori dhe soundbari të orkestruar në harmoni të përsosur

Rrethojeni veten me tinguj nga televizori dhe soundbari të orkestruar në harmoni. Teknologjia Q-Symphony lejon altoparlantët e televizorit dhe soundbarit të funksionojnë njëkohësisht për një efekt më të mirë të tingullit rrethues, pa vendosur në heshtje altoparlantët e televizorit.

* Kontrolloni për përputhshmërinë e Q-Symphony te specifikimet e produktit të soundbarit. * Soundbari shitet veç.

OTS+

Tingull dinamik dhe realistik që ndjek çdo veprim

Me altoparlantët 4.2.2ch të integruar dhe tingullin veprim-gjurmes të fuqizuar nga AI, ju mund të përjetoni tinguj 3D realistë dhe të gjallë që ju vendos në qendër të aksionit.

Active Voice Amplifier Pro

Përmirësimi i zërit i fuqizuar nga AI ju mundëson të ndiqni dialogun pa shpërqendrime

Teknologjia e përmirësimit të zërit e fuqizuar nga AI bën ta dëgjoni dialogun të pastër si kristal duke analizuar tingujt e sfondit, qartësinë e zërit dhe zhurmat e ambientit për të izoluar zërat nga tingujt e tjerë. Shijoni një përvojë të pakrahasueshme të tingullit me dialog të qartë edhe në mjedi

*Kjo veçori mund të aktivizohet te Menyja e televizorit > Modaliteti inteligjent > Active Voice Amplifier Pro. Cilësimi i parazgjedhur i Active Voice Amplifier Pro është joaktiv.

Adaptive Sound Pro

Tingull autentik siç e ka pasur qëllim artisti, i rimasterizuar me përpunim audioje me AI

Adaptive Sound Pro optimizon tingullin në varësi të karakteristikave të dhomës tuaj dhe të përmbajtjes së audios. Përjetoni qartësinë e përmirësuar të zërit dhe tingullin e gjallë dhe të balancuar siç kanë pasur për qëllim krijuesit, falë përpunimit të audios me AI që nxjerr dhe përpunon objektet e tingullit.

* Kjo veçori mund të aktivizohet te Menyja e televizorit > Modaliteti inteligjent > Adaptive Sound Pro. Cilësimi i parazgjedhur i Adaptive Sound Pro është joaktiv.

SmartThings

SmartThings Hub i integruar

Lidhni lehtësisht pajisjet tuaja inteligjente me televizorin tuaj

Me një qendër të integruar SmartThings në televizorin tuaj, mund të lidhni dhe të kontrolloni lehtësisht pajisjet inteligjente të përputhshme me standardet Matter dhe HCA, pa pasuar nevojë për asnjë pajisje shtesë. Ju madje mund të merrni njoftime rreth statusit të pajisjes suaj inteligjente drejt e nga ekrani i televizorit.

Modaliteti 360 Audio

Tingull hapësinor 3D me Galaxy Buds

Kur lidhet me Galaxy Buds, modaliteti 360 Audio i bën tingujt nga televizori juaj të ndihen më realistikë sesa me kufje. Direct Multi-Channel dhe gjurmimi i përmirësuar i kokës munden madje të përcaktojnë drejtimin e zërit ndërkohë që lëvizni kokën për një përvojë hapësinore 3D me tinguj vërtet përfshirës.

* E disponueshme me Galaxy Buds 360 audio (Galaxy Buds Live/ Buds Pro/ Buds2 / Buds2 Pro).

Pamja 3D e hartës

Televizori juaj si qendra e kontrollit e shtëpisë suaj dhe pajisjeve IoT

Menaxhoni më mirë shtëpinë tuaj duke monitoruar dhe kontrolluar në mënyrë intuitive pajisjet tuaja elektroshtëpiake dhe pajisjet IoT nga një hartë 3D e shtëpisë suaj. Shikoni lehtësisht dhe merrni njoftime për statusin e pajisjeve tuaja inteligjente në ekranin e televizorit tuaj.

* Imazhi është i simuluar dhe vetëm për qëllime ilustrimi. Ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojë pa njoftim paraprak.

Multi View

Shikojini të gjitha në një ekran

Shikoni çfarë ka në televizor dhe në celularin tuaj në të njëjtin ekran, në të njëjtën kohë. Pavarësisht nëse janë statistika të drejtpërdrejta për sporte ose video me të fshehta për lojërat, thjesht lidhni telefonin tuaj dhe disa ekrane si kurrë më parë. Ju gjithashtu mund të shijoni kryerjen e disa detyrave në mënyrë të optimizuar dhe të shikoni përmbajtje në të njëjtën kohë.

* Numri i shikimeve të disponueshme dhe aplikacionet/burimet e mbështetura varen nga modeli i televizorit dhe mund të përditësohet pa njoftim. Nevojitet llogari Samsung.* Mbështet smartfonë me sistem operativ Android dhe iOS në modelet n Q70D↑.* Multi View për telefona ofrohet për versionin 4.2 e lart të Android. Për pajisjet iOS, AirPlay mbështetet në iOS 12.3 e lart.* Ndërfaqja aktuale e përdoruesit mund të ndryshojë nga imazhi i treguar.

Samsung Daily+

Samsung Daily+ (Të tjera)

Menaxhoni aktivitetet e tuaja ditore dhe stilin e jetesës më lehtësisht përmes sistemit operativ Samsung Tizen

Përmes ekosistemit të hapur të aplikacioneve të sistemit operativ Samsung Tizen, Daily+ ju lejon të menaxhoni me lehtësi aktivitetet ditore dhe stilin e jetesës nga rehatia e televizorit tuaj. Daily+ përfshin aplikacionet dhe shërbimet si SmartThings dhe Workspace.

* Samsung nuk është përgjegjës për ndonjë nga shërbimet e palëve të treta dhe nuk mban përgjegjësi për ndonjë dëmtim apo humbje të shkaktuar nga shërbimet e palëve të treta.* Shërbimi i disponueshëm dhe ndërfaqja e përdoruesit mund të ndryshojnë pa njoftim.

SmartThings

Bëni SmartThings!

Optimizoni pajisjet tuaja elektroshtëpiake në një stil jetese inteligjente të krijuar sipas nevojave tuaja. E përmirësuar me qendrën tonë të integruar SmartThings, keni mundësinë të shijoni një shtëpi inteligjente të personalizuar me pajisje të ndryshme të përputhshme me SmartThings të cilat do të lehtësojnë jetën tuaj të përditshme.

* Teknologjia, funksionet dhe veçoritë e disponueshme mund të variojnë sipas vendit, ofruesit të shërbimit, mjedisit të rrjetit ose produktit dhe mund të ndryshojnë pa njoftim. * Nevojitet Wi-Fi, Bluetooth ose lidhje tjetër rrjeti me valë dhe identifikimi në llogarinë Samsung. * Pajisjet e lidhura shiten veç.* Përdorimi i teknologjisë Calm kërkon pranimin e njoftimeve të privatësisë të SmartThings ashtu edhe te ato të pajisjes së regjistruar automatikisht.

Dizajni

Dizajni Infinity One

Bukuri absolute që gjendet në minimalizëm

Mos bëni kompromis me elegancën për përvojën gjithëpërfshirëse të shikimit. Dizajni i mrekullueshëm Infinity One e çon sofistikimin në nivelin tjetër me profilin e tij jashtëzakonisht të hollë.

One Connect i montueshëm

Një zgjidhje pa rrëmujë që montohet me televizorin tuaj

Cilido qoftë mjedisi juaj i instalimit, One Connect i montueshëm ju ndihmon të minimizoni rrëmujën e kabllove.

Siguri dhe qëndrueshmëri

Samsung Knox Security

Privatësia juaj. E siguruar.

Privatësia juaj tani është e sigurt në televizorët Samsung. Të dhënat tuaja delikate si kodet pin ose fjalëkalimet janë të mbrojtura nga shtresa të shumta softueri dhe hardueri. Gjithashtu, Samsung Knox Security siguron pajisjet shtëpiake IoT të lidhura me televizorin tuaj dhe bllokon automatikisht ekzekutimin e aplikacioneve keqdashëse të paautorizuara ose aksesin në faqe mashtruese. Së fundmi, ekipi i dedikuar i sigurisë së Samsung ju ndihmon të mbani televizorin të sigurt me përditësime të rregullta.

* Siguruar nga Knox’ zbatohet vetëm në televizorët Samsung të fuqizuar nga Tizen®, të hedhur në treg që nga viti 2015.* Përditësimi i softuerit të sigurisë garantohet për të paktën tre vite nga dalja në treg e produktit.* Nevojitet përditësimi i fundit i softuerit.

Modaliteti AI Energy

Kursen energji me analizë inteligjente

Kursimi i energjisë është bërë më i thjeshtë me SmartThings. Me aktivizimin e modalitetit AI Energy, televizori juaj dikton automatikisht nivelin e dritës në ambientin rrethues dhe analizon mënyrat e përdorimit për të përshtatur ndriçimin, i cili ndihmon në reduktimin e konsumit të përgjithshëm të energjisë. Ai gjithashtu analizon përmbajtjen e televizorit skenë pas skene për të përshtatur ndriçimin aty ku është e mundur dhe pa u vënë re, për të zvogëluar konsumin e energjisë.

* Norma e kursimit të energjisë mund të variojë sipas rajoneve, modeleve, madhësive, kushteve të shikimit ose llojeve të përmbajtjes. * Produktet e transportuara në modalitetin Eco kanë disa funksione të modalitetit AI Energy të aktivizuara në mënyrë të paracaktuar, kështu që nivelet e kursimit të energjisë duke aktivizuar modalitetin AI Energy mund të duken më të ulëta krahasuar me modalitetin standard.* Modaliteti AI Energy nuk funksionon me modalitetin e lojës.* Kursimet e energjisë bazuar në rezultatet e testimeve të brendshme mund të ndryshojnë në varësi të përmbajtjes së shfaqur dhe niveleve të ndriçimit rrethues.

SolarCell Remote

Një telekomandë e prodhuar me materiale të ricikluara dhe që karikohet me dritë dielli dhe dritën e ambienteve të brendshme

Pajisur me një panel diellor në pjesën e pasme që mund ta përdorni për karikim, tani nuk është nevoja që të përdorni bateri njëpërdorimëshe për SolarCell Remote pasi ato nuk janë zgjedhja më e mirë për mjedisin.

* Për të karikuar telekomandën me energji diellore, uleni telekomandën e televizorit poshtë me panelin diellor të drejtuar për lart. Vendoseni në dhomën tuaj të ndenjjes ndërkohë që dritat janë të ndezura ose mund ta vendosni pranë një dritareje ku do të përdorë dritën natyrale të diellit.* Në rast se bateria e telekomandës mbaron, mund ta karikoni atë duke përdorur një kabllo USB-C. Për të kontrolluar nivelin e mbetur të baterisë në telekomandë, referojuni menysë së televizorit (Cilësimet > Të përgjithshmet dhe privatësia > Energjia dhe Kursimi i energjisë> Bateria e disponueshme e telekomandës).* Dizajni dhe pamja e butonit të telekomandës SolarCell mund të variojnë sipas rajonit.* SolarCell Remote në modelet e televizorëve të vitit 2024 përmban minimumi 24% plastikë të ricikluar (duke u bazuar në peshën e të gjithë plastikës)

Tingëllojnë mrekullueshëm së bashku

Specifikimet

  • Lloji i produktit OLED
  • Ekrani 65"
  • Seria 9

{{family.currentModel.displayName}}

{{family.currentModel.modelCode}}

Ngjyra : {{chip.displayName}}
{{model.prices.currentPriceDisplay}}
Nga {{model.prices.monthlyPrice}} / muaj për {{model.prices.months}} muaj
ose {{model.prices.currentPriceDisplay}}
Price without VAT: {{model.prices.vatFreePriceFormatted}}

Price with discount: {{model.prices.currentPriceDisplay}}

Price before: {{model.prices.priceDisplay}}

{{model.prices.priceDisplay}} {{model.prices.savePrice}}
  • {{summary.title}}

    {{summary.value}}{{summary.unit}}

  • {{summary.title}}

Krahasoni modelet

Krahasoni me sende të ngjashme

Shikuar së fundmi

Karakteristikat, specifikimet dhe paraqitjet vizive të produkteve mund të ndryshojnë.