Përdorimi i smartphone-t si telekomandë televizori

Nëse ju ka humbur telekomanda, nuk ka nevojë të shqetësoheni sepse me SmartThings mund ta ktheni smartphone-in në telekomandë.

Ju lutem vini re: Për të përdorur këtë tipar, do t'ju duhet të shkarkoni aplikacionin SmartThings në smartphone-in tuaj.

Ndizni televizorin.

Të dyja pajisjet duhet të jenë të lidhura me të njëjtin rrjet.

Hapni aplikacionin SmartThings në telefonin tuaj.

Klikoni Devices.

Klikoni Add device.

Zgjidhni TV.

Zgjidhni markën e televizorit tuaj.

Klikoni TV.

Zgjidhni në televizorin tuaj.

Juve mund tu duhet të futni kodin PIN që shfaqet në televizorin tuaj.

Klikoni Done.

Vendosni një emër për pajisjen tuaj.

Klikoni Done.

SmartThings do të shfaqë një telekomandë me të gjitha tiparet e një telekomande normale.

Tani ju do të jeni në gjendje të gjeni televizorin tuaj në SmartThings kurdoherë që të doni.

SAMSUNG

Faleminderit për komentin tuaj