Zgjidh vendndodhjen dhe gjuhën tënde.
Support News

Vendosja e kufjeve Galaxy

CELULARË
19/07/2021
Në këtë seksion, ne do t'ju japim udhëzime se si të vendosni kufjet tuaja Galaxy në mënyrë korrekte dhe do t’ju ofrojmë disa informacione për klientët që mund të jenë të ndjeshëm ndaj materialeve të përdorur në kufjet Galaxy.

Materialet e përdorura në produktet e kufjeve Galaxy


ModeliMateriali i përdorur për aparatin
Pjesa e veshitPjesa e krahutNjësia e kufjes së veshit
SM-R170
(Galaxy Buds)

Silikon

silikon

Pjesa kryesore: Polikarbonat (PC)
Veshja e altoparlantit: Çelik inoks
Kontaktet e karikimit: tunxh
(i veshur me palladium/ar)

SM-R175
(Galaxy Buds+)

Silikon

silikon

Pjesa kryesore: Polikarbonat (PC)
Veshja e altoparlantit: Çelik inoks
(i veshur me palladium/ar)

SM-R180
(Galaxy Buds Live)

N/A

silikon

Pjesa kryesore: Polikarbonat (PC)
Veshja e altoparlantit: Çelik inoks
Kontaktet e karikimit: tunxh
(i veshur me palladium/ar)

SM-R190
(Galaxy Buds Pro)

Silikon
(Mesh : PET)

N/A

Pjesa kryesore: Polikarbonat (PC)
Veshja e altoparlantit: Çelik inoks
Kontaktet e karikimit: tunxh
(i veshur me palladium/ar)

SM-R177
(Galaxy Buds2)

Silikon
(Mesh : PET)

N/A

Pjesa kryesore: Polikarbonat (PC)
Veshja e altoparlantit: Çelik inoks
Kontaktet e karikimit: tunxh (i veshur me palladium/ar)
Dritare e sensorit të afërsisë: Epoksi kristali

SM-R510
(Galaxy Buds2 Pro)

Silikon
(Mesh : PET)

N/A

Pjesa kryesore: Polikarbonat (PC)
Veshja e altoparlantit: Çelik inoks
Kontaktet e karikimit: tunxh (i veshur me palladium/ar)
Dritare e sensorit të afërsisë: Epoksi kristali
Alumini



Samsung Electronics siguron që produktet e tij të jenë në përputhje me të gjitha rregulloret e zbatueshme dhe standardet e sigurisë së produkteve.
Ne punojmë shumë për sigurinë tuaj duke kryer testet tona të vendosjes së gjatë dhe toksicitetit për të gjitha materialet në Kufjet Galaxy që vijnë në kontakt me lëkurën.

Udhëzime për përdoruesit me lëkurën e ndjeshme


Njerëzit me lëkurë veçanërisht të ndjeshme mund të përjetojnë një reagim të lëkurës kur vendosin Kufjet Galaxy.
Kjo mund të jetë për shkak të djersës, kremit kundër diellit, locionit ose vetë Kufjeve Galaxy.Ju duhet të ndaloni përdorimin e Kufjeve Galaxy nëse veshët tuaj ose zona të tjera të lëkurës të ekspozuara ndaj Kufjeve skuqen ose ndjehen të irrituara.

Substancat që mund të shkaktojnë një reagim janë:

Nikeli

Veshja e altoparlantëve (për të gjitha produktet e kufjeve) dhe rrjeta e ventilimit (për Buds Live dhe Buds Pro) përfshin çelik inox. Çeliku inox përmban hekur (Fe), nikel (Ni) dhe krom (Cr). Megjithëse çeliku inox përdoret gjerësisht për produktet e përditshme, disa njerëz mund të kenë alergji ndaj nikelit ose përbërësve të tjerë.
Megjithëse veshja e altoparlantëve duhet të mbulohet me pjesë silikoni dhe rrjeta e ventilimit është projektuar që të mos prekë veshin tuaj (kështu që asnjëra nuk duhet të jetë në kontakt të drejtpërdrejtë me lëkurën, nëse përdoret siç duhet), dhe megjithëse Samsung-u e menaxhon sasinë e nikelit që duhet të nën nivelin e rreptë të përcaktuar nga rregullorja europiane REACH, nëse jeni të ndjeshëm ndaj nikelit, duhet të jeni të vetëdijshëm për mundësinë e skuqjes, ënjtjes, kruajtjes ose acarimeve të tjera. Nëse keni irritim ose acarim të lëkurës, duhet të kontrolloni që majat të mbulojnë veshjen dhe që kufjet të jenë vendosur siç duhet. Nëse problemi vazhdon, juve mund t[ju duhet të konsultoheni me një profesionist të kujdesit shëndetësor për të identifikuar një alergji dhe për të zvogëluar përdorimin e Kufjeve.

Akrilat

Pjesa kryesore i Buds Galaxy përfshin akrilatin (acid metakrilik) i cili mund të veprojë si irritues. Ju mund të përjetoni një reagim nëse keni qenë të ndjeshëm ndaj fashimeve adezive, të cilat zakonisht e përfshijnë këtë substancë.

Përdoruesit që janë të ndjeshëm ndaj cilitdo prej këtyre materialeve, atëherë duhet të ketë më tepër kujdes kur përdor kufjet Galaxy për herë të parë ose për një periudhë të zgjatur.

Informacion i mëtejshëm


Si vendosen Kufjet Galaxy
si vendosen Kufjet Galaxy Pro