A funksionon NFC e pajisjes nëse ka kapak LED?

NFC mund të mos jetë e gatshme nëse është aktive drita LED e kapakut LED. Kapaku origjinal Samsung LED në përgjithësi ndahet në kapakun me pamje LED (mbrojtje e shpinës së telefonit plus kapak mbi ekranin, funksioni LED është në kapakun e ekranit) dhe në mbulesë të pasme LED (funksioni LED është në pjesën e pasme të mbrojtëses) dhe përdorimi i NFC-së mund të kufizohet përkohësisht nga kapaku LED.

Përpara se të provoni rekomandimet e mëposhtme, verifikoni nëse softueri i pajisjes dhe të gjitha aplikacionet e lidhura janë përditësuar në versionin më të fundit. Për të përditësuar softuerin e pajisjes celulare, ndiqni këta hapa:

Hapi 1. Shkoni në Settings (Cilësime) > Software update (Përditësim softueri).

Hapi 2. Prekni Download and install (Shkarko dhe instalo).

Hapi 3. Ndiqni udhëzimet e paraqitura në ekran.

Funksionet e kapakut LED

Sipas mesazhit që shfaqet kur aktivizoni LED-in e kapakut, “NFC nuk mund të përdoret gjatë komandimit të dritës”.  Kjo do të thotë se nuk mund të lexoni ose shkruani etiketa NFC ose të shkëmbeni të dhëna midis pajisjeve me NFC gjatë përdorimit të komandimit të dritave.

  • Ndriçimi i regjimit: Kur pajisja Galaxy është përmbys, shfaqet një dritë me LED-et.
  • Ikonat e njoftimit LED: Do të shfaqen në shpinë të telefonit ikona të njoftimeve nëse vjen një njoftim.
  • Kronometri i kamerës: Nëse është aktivizuar kronometri i kamerës së pasme, numërimi drejt zeros shfaqet në ekran por edhe në kapak.
  • Emotikonët për kamerat e pasme: Kur hapni aplikacionin e kamerës dhe janë aktive kamerat e pasme, në kapakun e pasmë do të shfaqet një ikonë LED që e vendosni ju vetë.

Shënim: Funksionet e mbështetura mund të ndryshojnë në varësi të llojit të kapakut origjinal LED.

Çfarë është NFC?

NFC do të thotë “Near Field Communication” (komunikim radiomagnetik nga afër) dhe, siç e thotë edhe emërtimi, mundëson komunikim nga shumë afër midis pajisjeve të përputhshme. Teknologjia NFC u jep mundësi përdoruesve të bëjnë transaksione të sigurta, të shkëmbejnë përmbajtje digjitale dhe të lidhin pajisje elektronike me anë të një prekjeje.  Transmetimet NFC bëhen në distancë të shkurtër (që shkon nga prekja deri në disa centimetra) dhe kanë nevojë që pajisjet të janë shumë afër me njëra-tjetrën.

NFC është teknologjia që përdorin kartat pa kontakt dhe përdorimi më i zakonshëm i teknologjisë NFC në telefon mundëson pagesa të lehta me anë të Samsung Pay. NFC mund të përdoret edhe për t’u lidhur shpejt me pajisje pa kabllo dhe për të transferuar të dhëna.

NFC

①    Rryma elektrike

②    Fusha magnetike B e krijuar nga konduktorët

Si ta aktivizoj dhe çaktivizoj shpejt NFC-në?

Hapi 1. Duke prekur ekranin, tërhiqni gishtin dy herë nga lart-poshtë duke filluar nga pjesa e sipërme e ekranit, për të treguar cilësimet e shpejta.

Hapi 2. Me rrëshqitje të gishtit, kaloni majtas për më shumë opsione.

Hapi 3. Prekni NFC për ta aktivizuar ose çaktivizuar.

Shënim: Cilësimet dhe ekranet e disponueshme mund të ndryshojnë sipas operatorit të shërbimit, versionit të softuerit dhe pajisjes.

Si ta përdorni aplikacionin Samsung Members

Nëse hasni në vështirësi me celularin, tabletin apo pajisje wearable Samsung, mund të na dërgoni pyetje në aplikacionin Samsung Members. Mësoni më shumë si të bëni një raportim problemi.

Faleminderit për komentin tuaj