Pse riniset vetë ora ime Galaxy Watch6?

Pamje diagonale e një Galaxy Watch6 Classic të zezë me një fushë ore me busull bojëkafe

Veçoria e busullës në Galaxy Watch6 Classic përmban sensorë të sofistikuar gjeomagnetikë që përcaktojnë drejtimin e orës suaj në lidhje me fushën magnetike të Tokës. Ata përdoren për një sërë funksionesh, duke përfshirë rritjen e saktësisë së vendndodhjes dhe drejtimeve.

Kur kalibroni ose karikoni Watch6 Classic pranë një fushe të fortë magnetike, si p.sh. një byzylyk magnetik ose cigare elektronike, rrotullimi i kornizës mund të çojë në një gabim logjik, duke shkaktuar një rinisje. Kjo mund të ndodhë kur ka një ndërhyrje në busullën në fushën e orës.

Vini re: me veçorinë e busullës nuk përputhen të gjitha fushat e orës.

Si mund ta shmang këtë rinisje të herëpashershme?

Sa herë që të jetë e mundur, shmangni rrotullimin e kornizës së Galaxy Watch6 Classic kur e kalibroni ose karikoni pranë fushave të forta magnetike.

Nëse problemi i rinisjes vazhdon, hiqni busullën në fushën e orës, gjë e cila do t'ju ndihmojë që ta menaxhoni këtë:

1 Shtypni dhe mbani shtypur fushën e orës.
Fusha e orës me busull bojëkafe e Galaxy Watch6 Classic me qendrën të përzgjedhur
2 Trokitni te Personalizo.
Fusha e Galaxy Watch6 Classic me mesazhin Personalizo të përzgjedhur në fund
3 Në skedën Indekset, kthejeni kornizën në të djathtë për të çaktivizuar busullën.
Skeda Indekset e fushës së Galaxy Watch6 Classic me 2 pika të bardha në anën e djathtë të përzgjedhura

Vini re: kthimi i kornizës në të majtë do ta aktivizojë përsëri busullën.

Faleminderit për komentin tuaj