Si t’i shfrytëzosh në maksimum Panelet anësore

Panelet anësore janë një skedë shkurtore që mund ta gjeni në çdo pajisje Galaxy e që ju mundëson të hapni shpejt dhe lehtë aplikacionet tuaja të preferuara. Panelet anësore mund t’i konfiguroni dhe t’i personalizoni gjithashtu sipas dëshirës. Më poshtë, mësoni se si ta shfrytëzoni në maksimum këtë mjet të dobishëm. 

Po shfaqet pamja e Paneleve anësore.

Si të aktivizoni Panelet anësore

Veçorinë e Paneleve anësore mund ta aktivizoni nga cilësimet e pajisjes suaj. Prekni opsionin “Ekrani” dhe aktivizoni butonin përzgjedhës “Panelet anësore”.

Tani mund të rrëshqitni majtas me gishta nga ekrani i telefonit tuaj, për të hapur Panelet anësore.

Pamja e lëvizjes së ekranit me gishta për Panelet anësore në pjesën e sipërme djathtas, pas aktivizimit.

Ikonat dhe aplikacionet e shfaqura te Panelet anësore mund t’i ndryshoni duke ndjekur hapat vijues: 

Hapi 1. Shkoni te Cilësimet e pajisjes dhe shtypni opsionin “Ekrani” nga lista. Hapi 1. Shkoni te Cilësimet e pajisjes dhe shtypni opsionin “Ekrani” nga lista.

Hapi 1. Shkoni te Cilësimet e pajisjes dhe shtypni “Ekrani”.

Hapi 2. Zgjidhni "opsionin Panelet anësore" në pjesën e sipërme të ekranit. Hapi 2. Zgjidhni "opsionin Panelet anësore" në pjesën e sipërme të ekranit.

Hapi 2. Zgjidhni “Panelet anësore”.

Hapi 3. Prekni opsionin “Panelet” nga lista. Hapi 3. Prekni opsionin “Panelet” nga lista.

Hapi 3. Prekni opsionin “Panelet”.

Hapi 4. Zgjidhni panelin e skedave që doni të përdorni, në pjesën e sipërme të ekranit. Hapi 4. Zgjidhni panelin e skedave që doni të përdorni, në pjesën e sipërme të ekranit.

Hapi 4. Zgjidhni panelin e skedave që doni të përdorni.

Ju lutemi, vini re: Edhe panelin mund ta modifikoni sipas dëshirës, duke zgjedhur “Edito”.

Panelet anësore mund t’i personalizoni sipas dëshirës. Pasi të keni zgjedhur opsionin “Panelet anësore”, prekni “Doreza” në këtë ekran dhe mund të personalizoni aspekte të ndryshme të Paneleve anësore:

  • Pozicioni: Pozicionin Paneleve anësore me lëvizjen e gishtave mund ta zgjidhni duke zgjedhur “Majtas” ose “Djathtas”.
  • Stili: Zgjidhni ngjyrën e dëshiruar për Panelet anësore.
  • Transparenca: Rregulloni shiritin e transparencës së Paneleve anësore nga “E ulët” në “E lartë”.
  • Përmasat: Zgjidhni përmasat e Paneleve anësore duke rregulluar shiritin nga “Të vogla” në “Të mëdha”.
  • Gjerësia: Gjerësinë e Paneleve anësore mund ta rregulloni duke e lëvizur shiritin nga “Të holla” në “Të trasha”.
  • Vibrimi: Aktivizoni butonin përzgjedhës nëse doni që telefoni të vibrojë kur prekni dorezën.

Nëse doni të eksploroni Panele anësore të reja krahas atyre standarde, mund ta bëni këtë nga opsioni “Panelet”. Prekni “Galaxy Store”. Këtu mund të eksploroni panelet e reja dhe konfigurimet, për t’i aplikuar në Panelet anësore. 

Ju lutemi, vini re: Disa këto konfigurime të Paneleve anësore kanë tarifim shtesë.

Versionin më të fundit të Paneleve anësore mund ta kontrolloni në opsionin “Rreth Paneleve anësore” nga Cilësimet e Paneleve anësore.

Faleminderit për komentin tuaj