Si të përdor Always On Display

Always On Display është një veçori që të mban të lidhur duke të lënë të shohësh njoftime në ekranin e kyçur pa e prekur smartfonin tënd. Gjithashtu mund të personalizosh ekranin tënd të kyçur që të tregojë vetëm gjërat që do të shohësh, si p.sh. datën, orën, motin, kalendarin dhe rutinat e Bixby. Për të mësuar më shumë mënyra mënyra si ta bësh Always On Display sa më efikase të jetë e mundur, lexo më poshtë. 

Pamja e funksionit Always On Display në një telefon Galaxy.

Si ta aktivizoj Always On Display?

Për të aktivizuar Always On Display ndiq këta hapa: 

Pamja e ekranit bazë të një telefoni Galaxy me ikonën e cilësimve të theksuar. Pamja e ekranit bazë të një telefoni Galaxy me ikonën e cilësimve të theksuar.

Hapi 1. Nga ekrani i faqes bazë shko te Cilësimet.

Pamja e ekranit të Cilësimeve me opsionin “Kyç ekranin” të theksuar. Pamja e ekranit të Cilësimeve me opsionin “Kyç ekranin” të theksuar.

Hapi 2. Trokit “Kyç ekranin”.

Pamja e menysë së “Kyç ekranin” me butonin e aktivizimit/çaktivizimit të theksuar. Pamja e menysë së “Kyç ekranin” me butonin e aktivizimit/çaktivizimit të theksuar.

Hapi 3. Trokit butonin e aktivizimit/çaktivizimit për të aktivizuar “Always On Display”.

Pamja e ekranit “Always On Display” me butonin e aktivizimit/çaktivizimit të theksuar. Pamja e ekranit “Always On Display” me butonin e aktivizimit/çaktivizimit të theksuar.

Hapi 4. Trokit “Always On Display” për të kontrolluar cilësimet.

Ki parasysh:

  • Always On Display dhe disa nga veçoritë e tij janë të disponueshme vetëm në disa pajisje. Nëse pajisja jote ndryshon nga shembujt e treguar, mund të mos jetë e mundur që të përdorësh veçoritë e fundit të Always On Display. Sigurohu që po përdor versionin e fundit të softuerit.
  • Aktivizimi i modalitetit të kursimit të energjisë do të çaktivizojë Always On Display. Duhet të fikësh modalitetin e kursimit të energjisë për të përdorur funksionin Always On Display. 

Si t’i ndryshoj cilësimet?

Për të ndryshuar cilësimet e Always On Display, hap Always On Display nëpërmjet menysë Cilësimet. Nga aty, zgjidh cilësimet e tua të preferuara të Always On Display.

1. Zgjidh modalitetin e preferuar të ekranit:

  • Trokit për të shfaqur: Always On Display do të shfaqet për pak sekonda kur prek ekranin.
  • Shfaq gjithmonë: Always On Display do të shfaqet gjithmonë.
  • Shfaq si të planifikuar: Always On Display do të shfaqet vetëm në orët që ti cakton. Trokit “Cakto planifikimin” për të caktuar orët e fillimit dhe të përfundimit për ekranin.
  • Shfaq për njoftimet e reja: Always on Display do të shfaq vetëm njoftimet e reja.

2. Trokit “Stili i orës” dhe më pas zgjidh llojin e orës që preferon nga stilet, ngjyrat dhe strukturat e disponueshme. Nëse dëshiron, mund të ngarkosh fotografi të tuat ose skedarë GIF. Kur të kesh përfunduar së personalizuari llojin e orës, shtyp “U krye” për ta ruajtur.

3. Trokit butonin e aktivizimit/çaktivizimit për të aktivizuar ose çaktivizuar “Ndriçimi automatik”.

4. Trokit “Orientimi i ekranit” dhe më pas zgjidh “Portret” ose “Horizontale”.

5. Trokit shigjetën pas për të ruajtur ndryshimet e tua.

Si të zgjedh se cilat aplikacione të shfaq?

Nëse funksioni Always On Display është aktiv, ai do të shfaqë gjithmonë orën dhe njoftimet si të paracaktuar. Gjithësesi, mund të shtosh gjithmonë aplikacione të tjerë në ekran, si p.sh. muzika, kalendari, moti ose rutinat e Bixby duke ndjekur këta hapa:

Pamja e ekranit bazë të një telefoni Galaxy me ikonën e cilësimve të theksuar. Pamja e ekranit bazë të një telefoni Galaxy me ikonën e cilësimve të theksuar.

Hapi 1. Nga ekrani i faqes bazë shko te Cilësimet.

Pamja e ekranit Cilësimet me opsionin “Kyç ekranin” të theksuar. Pamja e ekranit Cilësimet me opsionin “Kyç ekranin” të theksuar.

Hapi 2. Trokit “Kyç ekranin”.

Pamja e “Kyç ekranin” me opsionin “Widget-et” të theksuar. Pamja e “Kyç ekranin” me opsionin “Widget-et” të theksuar.

Hapi 3. Zgjidh “Widget-et”.

Pamje e aplikacionit “Widget-et” me butonin e aktivizimit/çaktivizimit të muzikës të theksuar. Pamje e aplikacionit “Widget-et” me butonin e aktivizimit/çaktivizimit të muzikës të theksuar.

Hapi 4. Trokit butonat e ndryshimit pranë secilit aplikacion që do të shfaqësh në ekranin e kyçur. Sigurohu që butoni “Always On Display” të jetë i aktivizuar.

Faleminderit për komentin tuaj