Si ta personalizoj fushën e orës në orën time Galaxy Watch?

Një nga veçoritë më të fuqishme për personalizimin e orës suaj Galaxy Watch është mundësia për të ndryshuar fushën e orës suaj. Mund të zgjidhni nga një gamë e gjerë fushash të orës, nga smartfoni ose ora juaj Galaxy Watch. Për të zbuluar se si ta bëni këtë, lexoni informacionin e mëposhtëm. 

Pamja e ekranit të personalizuar të orës Galaxy Watch.

Ju mund ta personalizoni fushën e orës suaj duke përdorur orën Galaxy Watch ose smartfonin tuaj.

Nga ora Galaxy Watch:

Për të personalizuar fushën e orës nga ora Galaxy Watch, ndiq këta hapa:

Pamja e fushës së një ore me shtypjen dhe mbajtjen shtypur të ikonës në qendër. Pamja e fushës së një ore me shtypjen dhe mbajtjen shtypur të ikonës në qendër.

Hapi 1. Shtypeni dhe mbajeni shtypur në ekranin kryesor.

Pamja e ekranit të personalizuar me rrëshqitjen majtas të ikonës. Pamja e ekranit të personalizuar me rrëshqitjen majtas të ikonës.

Hapi 2. Rrëshqiteni majtas dhe zgjidhni fushën e orës që preferoni.

Pamja e fushës së personalizuar të një ore me butonin “Personalizo” të theksuar. Pamja e fushës së personalizuar të një ore me butonin “Personalizo” të theksuar.

Hapi 3. Kur zgjidhni fushën e orës që doni të përdorni, prekni butonin “Personalizo” për ta shfaqur këtë fushë në ekranin kryesor të orës suaj Galaxy Watch.

Ju lutemi, vini re: Në varësi të fushës së orës që zgjidhni, mund ta ndryshoni ngjyrën e akrepave të orës, ngjyrën e sfondit në modalitet “standby” ose të vendosni shkurtore të aplikacioneve, sipas dëshirës. Kini parasysh që jo të gjitha fushat e orës e mundësojnë këtë lloj personalizimi.

Nga smartfoni juaj:

Mund ta personalizosh fushën e orës direkt nga smartfoni juaj. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable →Prekni opsionet e fushës së orës → Zgjidhni fushën e preferuar të orës dhe prekeni për ta shfaqur në orën tuaj Galaxy Watch.

Këtë proces mund ta bëni edhe nga telefoni, duke hyrë në aplikacionin Galaxy Wearable në mënyrë më të drejtpërdrejtë nga ora juaj Galaxy Watch. Për ta bërë këtë, ndiqni këta hapa:

Pamja e fushës së një ore me shtypjen dhe mbajtjen shtypur të ikonës në qendër. Pamja e fushës së një ore me shtypjen dhe mbajtjen shtypur të ikonës në qendër.

Hapi 1. Shtypeni dhe mbajeni shtypur në ekranin kryesor.

Pamja e ekranit personalizuar me ikonën “edito në telefon” të theksuar. Pamja e ekranit personalizuar me ikonën “edito në telefon” të theksuar.

Hapi 2. Prekni ikonën “edito në telefon” për të hapur ekranin “Fushat e orës” në smartfonin tuaj.

Pamja e ekranit “Fushat e orës” në një smartfon. Pamja e ekranit “Fushat e orës” në një smartfon.

Hapi 3. Në smartfonin tuaj, zgjidhni fushën që doni të përdorni në orën tuaj Galaxy Watch dhe shtypeni për ta shfaqur. Nëse veçoria e personalizueshme është e disponueshme për fushën që doni të përdorni, mund ta bëni këtë në pjesën e sipërme të ekranit, duke shtypur butonin "Personalizo".

Mund të merrni gjithmonë më shumë fusha të orës, kurdo që dëshironi. Nëse doni të vendosni një fushë të re në orën tuaj dhe nuk mund të gjeni atë të duhurën në seksionin e sugjerimeve, ndiqni këta hapa:

Pamja e aplikacionit Galaxy Wearable dhe prekja e opsionit “Fushat e orës”. Pamja e aplikacionit Galaxy Wearable dhe prekja e opsionit “Fushat e orës”.

Hapi 1. Hapni aplikacionin Galaxy Wearable dhe prekni opsionin “Fushat e orës”. Aplikacionin mund ta hapni gjithashtu nga ora juaj Galaxy Watch, si në hapat e mëparshëm.

Pamja e ekranit “Fushat e orës” në një smartfon. Pamja e ekranit “Fushat e orës” në një smartfon.

Hapi 2. Në ekranin “Fushat e orës”, lëvizni poshtë dhe prekni opsionin “Merr më shumë fusha orësh”.

Pamja e ekranit të “Google Play” me një nga fushat e disponueshme të orës, të theksuar. Pamja e ekranit të “Google Play” me një nga fushat e disponueshme të orës, të theksuar.

Hapi 3. Smartfoni juaj do t’ju ridrejtojë në “Google Play”, ku do të gjeni gjitha fushat e disponueshme të orës. Prekni atë që ju pëlqen më shumë.

Pamja e fushës së zgjedhur e orës, me një prekje të butonit “Instalo”. Pamja e fushës së zgjedhur e orës, me një prekje të butonit “Instalo”.

Hapi 4. Prekni butonin “Instalo”. Pasi ta shkarkoni, fusha e re e orës suaj do të jetë e disponueshme në orë dhe në aplikacionin Wearable në menunë "Fushat e orës".

Ju lutemi, vini re: Disa fusha ore mund të jenë kundrejt tarifave më të larta se ato në kontratën me operatorin tuaj telefonik. Opsionet dhe aplikimi i fushave të orës mund të ndryshojë në varësi të modelit të pajisjes.

Faleminderit për komentin tuaj