Ndryshimet kryesore me Android versioni 9.0

Sistemi operativ Android versioni 9.0 është përditësuar me një dizajn intuitiv dhe të aksesueshëm, duke e bërë më të lehtë operimin e çdo gjëje me një dorë. 


Zbuloni më shumë rreth disa prej ndryshimeve kryesore më poshtë. 

Mbani parasysh: Android versioni 9.0 disponohet vetëm për ta shkarkuar në modele të caktuara dhe kjo mund të ndryshojë sipas rajonit. Ky softuer vjen i paracaktuar në telefonat S10.

Do të vini re që në ekrani kryesor, aplikacioni i telefonit, kalendari, mesazhet, emaili, paneli i njoftimit dhe shumë të tjera janë ridizajnuar për një përvojë më të mirë përdorimi. Ka një dizajn më miqësor për përdoruesin dhe më të thjeshtuar për shumë nga ikonat dhe menytë.

Android 9.0, ekrani kryesor me dizajn të përditësuar

Always on Display:


Ora e paracaktuar në Always on Display (AOD) tani është e pozicionuar horizontalisht dhe përmban ikona me ngjyra. Tregon kohën e mbetur të baterisë, kohën e mbetur derisa të karikohet plotësisht si dhe informacionin për baterinë për çdo pajisje tjetër të lidhur siç janë pajisjet elektronike. Ai mund të personalizohet plotësisht duke përdorur faqosje të ndryshme ose duke ngarkuar imazhe apo GIF-e.


Lexuesi i videos:


Butonat e kontrollit te lexuesi i videos janë zhvendosur. Tani ato gjenden në fund të ekranit, duke e bërë më të lehtë bashkëveprimin.

Android 9.0, dizajn i përditësuar i lexuesit të videos

Kujdesi për pajisjen:


Fusha e mëparshme e “Mirëmbajtja e pajisjes” brenda “Cilësime” është zëvendësuar me “Kujdesi për pajisjen”. 

Android 9.0, cilësime dhe funksione të ndryshuara në kujdesi për pajisjen

Shtypni “Bateria” për të gjetur opsione të reja të “Regjimi i energjisë” për të optimizuar kursimin e energjisë së baterisë.

Android 9.0, cilësime dhe funksione të ndryshuara në kujdesi për pajisjen, regjimi i energjisë

Ju mund edhe të lironi hapësirën e ruajtjes duke përdorur fushën e re “Arkivimi” ku mund të analizoni përdorimin tuaj dhe të hiqni skedarët e dublikuar ose të tepërt.


Cilësimet e vendndodhjes:


Cilësimet e vendndodhjes nuk janë më brenda “Lidhjet”, por mund të gjenden nën “Biometrika dhe siguria”. 


Mos shqetëso:


Më në fund, cilësimi “Mos shqetëso” është hequr nga menyja “Tingujt dhe dridhja” dhe ka kaluar te “Njoftimet”. 

Regjimi Natën:


Zbuloni “Regjimi Natën”, i cili e ndryshon ekranin në ngjyra të errëta natën për të reduktuar lodhjen e syve. Ai funksionon në agim/perëndim ose në kushte të caktuara. Funksionon vetëm në aplikacionet Samsung dhe mund të rregullohet duke shtypur “Cilësimet”, pastaj nënmenynë “Ekrani”.

Android 9.0, funksione të reja, Regjimi Natën

Ekrani kryesor i kyçur:


Tani mund të kufizoni lëvizjen, fshirjen dhe krijimin e ikonave të reja në ekranin kryesor. Shtypni “Cilësimet”, “Ekrani” pastaj “Ekrani kryesor” dhe rrëshqitni çelësin për të aktivizuar “Faqosja e ekranit kryesor të kyçur”.


Albumet e Galerisë:


Do të gjeni “Albumet” e reja në Galeri, të ndara në katër dosje për video, të preferuara, vendndodhje dhe sugjerime. Albumi “Sugjerohen” rekomandon krijimin ose fshirjen e përmbajtjes bazuar në atë që ruhet në pajisjen tuaj. 

Android 9.0, albume të reja të Galerisë

Kontaktet e reja:


Nëse keni një numër të paruajtur në mesazhet tuaja, tani mund ta “Shto në kontakte” shpejt dhe rehat ose “Blloko numrin” nga ekrani i mesazheve.

Faleminderit për komentin tuaj