Nuk keni pasur asnjë herë moment më të mirë për të vendosur të blini një nga telefonat fenomenal të Samsung. Nëse vendosni të blini një nga telefonat Samsung S20 FE, S20, S20+, S20 Ultra, Note20, Note20 Ultra, Z Flip ose Z Fold2, do të përfitoni dhuratë një Galaxy Watch 46 mm fantastike. Merrni vendimin e duhur, zgjidhni telefonin që i përshtatet më së miri nevojave dhe stilit tuaj të jetesës, dhe shijoni dhuratën që do të jetë vlerë e shtuar.

Për të gjithë të dashuruarit pas fotove dhe regjistrimeve të cilësisë më të lartë, ju rekomandojmë një nga telefonat e serive Galaxy S20, S20 FE, S20, S20+, S20 Ultra. Kamera 108MP do të ndryshojë mënyrën se si e përjetoni një foto, duke ju dhënë mundësinë të përjetoni fotot në një mënyrë të re dhe të zmadhoni më shumë dhe më larg, duke zbuluar detaje që nuk jua kishte prerë mendja kurrë se do të mund të kapeshin. Zmadhimi në këta telefona nis me zmadhimin optik hibrid 10x, që mundësohen falë lenteve revolucionare të palosshme dhe sensorit me rezolucion të lartë. Falë zmadhimit me rezolucion të lartë, një funksion i përmirësuar nga inteligjenca artificiale e kamerës, ju mund t'i afroheni ngjarjes dhe të kapni momente që përndryshe do t'i kishit humbur.

Kur ndriçimi është i dobët, sistemi i kamerës me cilësi profesionale shkrep disa foto përnjëherësh, duke i lidhur ato në një foto të vetme që të lë pa frymë, më pak të mjegullt dhe me më pak turbullira vizuale. Falë sensorit më të madh dhe inteligjencës artificiale, nëse kaloni në “Modalitetin natë”, do të mund të regjistroni gjatë natës sikur të ishte ditë.


Rezolucioni i pajisjes së kësaj serie është përmirësuar nga 4K deri në 8K. Ky është sa katërfishi i rezolucionit krahasuar me UHD dhe 16-fishi i rezolucionit krahasuar me FHD. Kjo do të thotë që ju do të mund të kapni të gjitha momentet e rëndësishme me një super rezolucion të lartë.Megjithatë, nëse preferoni një telefon që ju mbështet kur punoni dhe argëtoheni, dhe nga ana tjetër ju jep mundësinë të shpalosni anën tuaj kreative, atëherë seria e Galaxy Note 20 janë telefonat për ju. Telefonat Galaxy Note20, Note20 Ultra karakterizohen nga një dizajn minimalist, kasë metali që theksojnë detajet e pakrahasueshme dhe ngjyrat pothuajse përtej imagjinatës. Madje kanë edhe xhamin rezistent Corning® Gorilla® Glass Victus™, dhe ndërkohë çdo pajisje vjen me S Pen e saj përkatës. Të dy modelet janë kaq të sofistikuara sa që nuk do ta besoni se sa komode është t'i mbani në duar. Zgjidhni ekranin 6,7” për pajisjen Galaxy Note20 ose ekranin 6,9” për pajisjen Galaxy Note20 Ultra. Të dy modelet do t'ju shpalosin një hapësirë të gjerë për punë dhe një ekran gjigant për më shumë argëtim. S Pen ju fal ndjesinë e të shkruarit me një stilolaps të vërtetë. Ai ka një shkallë vonese të ulët si kurrë më parë, duke ju falur kështu një përvojë tejet realiste. Me opsione të tilla si lidhja me Bluetooth, kontrolli i lëvizjeve dhe shumë më shumë, ky është stilolapsi më i fuqishëm Galaxy që keni pasur ndonjëherë.


Dhe së fundmi, për të gjithë ata që dëshirojnë të përjetojnë risitë më të fundit, ju prezantojmë me telefonat Galaxy Z Flip dhe Z Fold2. Galaxy Z Flip është një telefon me një ekran të madh që paloset dhe kështu mund ta mbani në xhep, me xham fleksibël revolucionar, kamera të krijuar në mënyrë të tillë që të funksionojë e pavarur dhe bateri të dyfishtë që zgjat gjithë ditën. Nga përpara dhe nga pas, nga lart poshtë, i hapur ose i mbyllur, Galaxy Z Flip ka një dizajn shumë të bukur nga çdo kënd. Me një kornizë elegante dhe pa ndërprerje te kamera, ekrani ju fal një përvojë fantastike vizuale prej 6,7 inç.


Përveç kësaj, është edhe Galaxy Z Fold2, telefoni i parë i palosshëm në botë. Dy ngjyra plot jetë dhe të mirënjohura janë marka tregtare e këtyre pajisjeve celulare – e zeza mistike dhe bronzi mistik. Zgjidhni të zezën dhe gjithmonë do të jeni në modë. Ose bronzin dhe të gjithë do t'ju vënë re. Kur paloset, Galaxy Z Fold2 kthehet në një pajisje supreme të teknologjisë me një ekran 6,2 inç. Me një ekran të gjerë ka më shumë hapësirë për argëtim – i përkryer për të dërguar mesazhe, për biseda dhe lojëra. Kapësja e dizajnuar në mënyrë supreme e telefonit Galaxy Z Fold2 bën të mundur që ta hapni lehtë dhe pa asnjë pengesë. Kapësja e fshehur është vërtet mekanizmi më i avancuar i palosjes në teknologjinë e telefonave me palosje. Modaliteti Flex ju jep mundësinë të hapni telefonin Galaxy Z Fold2 dhe ta mbani atë në këndin që dëshironi – ose mos ta mbani fare. Thjesht konfigurojeni në modalitetin Flex në ekranin kryesor dhe bëni një bisedë me video pa duar përmes aplikacionit Google Duo. Ose kaloni në ekranin e jashtëm dhe shihni emisionin tuaj të preferuar.


Cilindo model të zgjidhni, nuk do të gaboni. Këta janë telefonat më të fundit të Samsung me risitë dhe performancat supreme të Samsung. Merrni vendimin e duhur, dhe gjithashtu shijoni dhuratën që do të jetë një vlerë e shtuar e përkryer – Galaxy Watch 46 mm në ngjyrë argjendi. Kjo orë ofron funksionet e një ore inteligjente dhe aspektin natyral të një ore analoge në një orë të vetme. Falë kohëzgjatjes së konsiderueshme të baterisë vetëm me një karikim, me Galaxy Watch mund të menaxhoni telefonatat, muzikën, etj. me baterinë që zgjat shumë. Galaxy Watch ju jep mundësinë të përqendroheni në më shumë kohë stërvitje pa shumë planifikime, njësoj sikur të ishte trajneri juaj personal. Ora mund t'ju masë pulsin dhe të monitorojë gjashtë aktivitete njëherësh ndërkohë që stërviteni. Zgjidhni disa opsione me qëllim që të matni deri në 39 lloje aktivitetesh dhe disa opsione të tjera kur kaloni nga njëri te tjetri.


Kushtet e këtij promovimi mund t'i shihni këtu.

Promocioni zgjat nga 22.10 deri në 22.11.2020 ose deri sa të përfundojë stoku.

Seria Galaxy S20

Ju lejon të bëni gjithçka që dëshironi

Prezantohuni me Galaxy S20 FE, S20, S20+ dhe S20 Ultra. Regjistrimi me video 8K do të ndryshojë jo vetëm mënyrën se si bëni videot, por edhe fotot. Shtojini për siguri Samsung Knox, një bateri inteligjente, një procesor të fuqishëm dhe një hapësirë gjigante për ruajtjen e të dhënave dhe seria Galaxy S20 do t'ju përcjellë në një botë krejtësisht të re celulare.

Seria Galaxy Note20

Ju ndryshon përgjithmonë mënyrën se si punoni dhe argëtoheni

Ky nuk është telefoni inteligjent me të cilin jeni mësuar. Është një kompjuter që mund ta mbani në xhep. Është një përvojë loje mbi mesatare në telefonin tuaj celular. Është një kamera 8K dhe paketë redaktimi tejet profesionale. Është një telefon i fuqishëm që ju ndryshon përgjithmonë mënyrën se si punoni dhe argëtoheni.

Galaxy Z Flip

Një telefon që i jep formë të ardhmes

Galaxy Z Flip është një telefon me një dizajn mbresëlënës që paloset dhe bëhet aq i vogël sa që mund ta mbani lehtësisht në xhep ose në çantë. Karakterizohet nga një pamje e jashtme unike që nuk i rezistoni dot, duke ndryshuar ngjyrat sipas zgjedhjes suaj.

Galaxy Z Fold2

Telefon kur është i palosur, tablet kur është i hapur.

Prezantohuni me telefonin që do të ndryshojë formën e të ardhmes. Telefoni që fal në duart tuaja performancën e fuqishme revolucionare të një telefoni inteligjent, si dhe xhamin e palosshëm dhe baterinë që zgjat gjithë ditën, telefoni i parë në botë i këtij lloji.

Galaxy Watch 46 mm

Le të zgjasë më shumë lidhja

Përshtateni Galaxy Watch sipas stilit tuaj të jetës me origjinalitetin që pasqyrohet në sipërfaqe të ndryshme orësh dhe efektet e thellësisë dhe të dritës. Sipërfaqja e saj e rrumbullakët, hijet nën akrepat e orës dhe tik-tok-u ju japin ndjesinë e një ore të vërtetë mekanike.

Për të marrë dhuratën Samsung Galaxy Watch 46mm, duhet të regjistroni blerjen /pajisjen tuaj në www.samsung.com/al deri më 30.11.2020. Dorëzimi i Samsung Galaxy Fit2 dhe këllëfit për telefon Clear Standing Cover do të kryhet në periudhën nga 10.11.2020 deri më 20.11.2020.

Për çdo pyetje dhe informacion në lidhje me procesin e regjistrimit, ju lutemi na kontaktoni në tiranasourceone@gmail.com

*Përfitimi përmes regjistrimit vlen vetëm për klientët që kanë blerë një Samsung Galaxy S20 FE, S20, S20+, S20 Ultra, Note 20, Note 20 Ultra, Z Fold2 dhe Z Flip.

Vizitoni partnerët tanë zyrtarë

Neptun Neptun
Globe Globe
One One
Vodafone Vodafone