Samsung Notes

Mbani shënime në mënyrën më të mirë me Samsung Notes.


Mban shënim gjithçka me Samsung Notes. Shkruani, vizatoni dhe nënvizoni në një shumëllojshmëri stilesh dhe ngjyrash me S Pen. Shtoni fotografi dhe memo me zë dhe ruajini shënimet tuaja me etiketa të kërkueshme. Dhe kurdoherë që ju vjen frymëzimi, thjesht nxirrni S Pen për të shkruar shpejt shënime në ekranin tuaj të mbyllur.

*Disponueshmëria e shërbimit mund të ndryshojë sipas vendit ose rajonit, operatorit të shërbimit, modelit të pajisjes dhe versionit të sistemit të përdorimit.

Gati kurdo që ju vjen frymëzimi

Mbani shënime shpejt—kudo, kurdoherë. Nuk ka nevojë të ndizni ekranin tuaj ose të ndaloni përmbajtjen e videos tuaj—thjesht nxirrni S Pen për të filluar. Është aq e kollajtë.

Thjesht filloni të shkruani


Screen Off Memo është gati kur të jeni gati. Thjesht merrni S Pen dhe filloni të shkruani—edhe kur ekrani juaj është i fikur. Shkruani një listë të shpejtë të gjërave për t’u blerë tek dyqani i ushqimeve ose një ide për romanin tuaj tjetër të shkëlqyer. Kur të përfundoni, mund ta ruani tek Samsung Notes, ose ta vendosni tek Always On Display.

Shikoni, mbani shënim dhe mësoni


Shihni një video ose një klasë në internet dhe mbani shënime në të njëjtën kohë—gjithçka në një ekran të leverdishëm. Thjesht shtypni butonin S Pen dhe takoni ekranin dy herë për të përdorur dritaren e mbajtësit të shënimeve që shfaqet. Rregulloni madhësinë dhe transparencën sipas dëshirës dhe silleni sallën e leksioneve në shtëpinë tuaj.

Shënoni PDF me lehtësi


Vendosni shënime në dokumente për punë ose studim ndërsa jeni në lëvizje. Kaloni dokumentet PDF—të mëdha dhe të vogla—dhe shkruani drejtpërdrejt në to me S Pen. Shtoni shënimet dhe diagramet tuaja, nënvizoni, bëni vijëzime përmes dhe vijëzime poshtë—keni liri të plotë. Dhe kur të keni përfunduar, thjesht ruani dhe ndani.

Sinkronizoni shënimet dhe regjistrimet tuaja audio


Mos kaloni më kurrë duke kërkuar përmes një regjistrimi me zë për të gjetur një moment të caktuar. Tani mund të mbani shënime ndërsa regjistroni audio. Shënimet tuaja do të kenë stampën e kohës për t’u përputhur me regjistrimin e zërit. Shënuesi i audios është mjeti i përsosur për ato takime, intervista ose leksione të rëndësishme.

Nga shkrimi me dorë tek teksti dhe përtej


Shkruani në fillim dhe redaktojeni më vonë me S Pen. Mbani shënime kur jeni në lëvizje dhe më pas rregullojini gjërat me një prekje të thjeshtë. Theksoni gjërat e rëndësishme duke ndryshuar ngjyrën dhe trashësinë e tekstit. Ose transformoni shkrimet më të ngatërruara të S Pen në tekst dixhital të lexueshëm në një çast.

Sinkronizoni shënimet tuaja anembanë të gjitha pajisjeve tuaja


Tani mund të sinkronizoni shënimet tuaja pa mundim përmes Samsung Cloud, kështu që mund të vazhdoni aty ku e latë—në telefonin, tabletën ose PC tuaj. Gëzoni mundësinë e përdorimit të të gjitha shënimeve tuaja kudo dhe kurdoherë.

* Çdo pajisje duhet regjistruar me një Samsung Account të vetme.

Jepini krahë aftësisë tuaj krijuese me S Pen

Pavarësisht nëse jeni duke mbajtur një shënim ose duke krijuar një vepër arti, S Pen është një super mjet që ka gjithçka që ju duhet. Dhe me vonesën e ulët të tij dhe ndjeshmërinë me presion të lartë, do të keni një përvojë më të këndshme dhe më reaguese të shkrimit. Mbajtja e shënimeve nuk ka qenë kurrë më fleksibël—ose më argëtuese.

Pamja e pasme dhe e përparme e një smartfoni Galaxy S22 Ultra. Pamja e pasme dhe e përparme e një smartfoni Galaxy S22 Ultra.

Galaxy S22 Ultra

Imazhi i pesë shërbimeve të ndryshme të hapura në ekran. Imazhi i pesë shërbimeve të ndryshme të hapura në ekran.

Aplikacione dhe shërbime

* Imazhet e pajisjes dhe të ekranit të simuluara për qëllime ilustrimi.